Anceloti i pari, kjo është lista me 10 trajnerët më të mirë të shekullit XXI

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, është trajneri më i mirë i shekullit XXI në një renditje të veçantë që merr për bazë pikët e grumbulluara në kampionatet ku trajnerët kanë drejtuar. Italiani i madrilenëve kryeson këtë listë me emra shumë të njohur, të cilët pothuaj të gjithë e kalojnë shifrën e 1 mijë pikëve të grumbulluara.

Ançeloti numëron plot 1434 pikë në mbi 700 ndeshje në klubet më të rëndësishme në Europë, si Milani, Juventusi, Çelsi, PSG-ja dhe Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Realit e nisi karrierën e tij te Rexhana (Itali) në vitin 1995 dhe që nga ai moment karriera e tij ka njohur vetëm rritje, për të mbërritur tashmë në krye të Realit, klub që e drejton për të dytën herë në karrierën e tij.

Në këtë renditje të veçantë, Ançeloti kryeson përpara legjendës së stolit të Arsenalit, Arsen Venger. Francezi, tashmë i tërhequr nga trajningu, renditet i dyti me 53 pikë më pak se Ançeloti, teksa numëron 702 ndeshje. Treshen e podiumit, le të themi, e kompleton Zhoze Murinjo.

Trajneri i Romës, i cili e ka etiketuar shpesh Vengerin si “specialist për dështime”, për habi ndodhet prapa francezit me 1194 pikë, por të grumbulluara në shumë më pak ndeshje, 561 të tilla.