Amuli i PD paralajmëron Ramen: Nuk je mirëseardhur në Shkodër.
Kreu i PD Shkoder , Xevdet Amuli ka parlaJmeruar sot kreun e qeverise Rama per vizitën e tij neser ne Shkoder. Ne nje postim ne profilin e vet ne fb Amuli shkruan :
Edi Rama nuk është i mirëseardhur në Shkodër.
Ardhja e tij nesër është një provokim për qytetarët e Shkodrës,të cilët për gjashtë vite me rradhë janë anatemuar si shpellarë dhe malokë nga ai. Nga urrejtja për Shkodrën, ai i diskriminoi dhe varfëroi, u shkatërroi bizneset. Ai largoi të rinjtë nga Shkodra pasi u mohoi arsimimin dhe punësimin. Rriti çmimin e naftës dhe energjisë elektrike, mohoi shërbimin shëndetësor, hoqi asistencën, nuk lejoi investimet dhe izoloi Shkodrën në mënyrën më kriminale. Dhunoi votën e lirë duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve me para droge dhe krimi. Ky është armik i Shkodrës dhe votës së lirë. Qytetarët e Shkodrës nesër do të ndalojnë hyrjen e Edi Ramës në Shkodër.
Qytetarët e Shkodrës i thonë të gjithë një zëri “Rama Ik !”