Amerika e Donald Trump sipas Steve Bannon

 

“Trump do të rizgjidhet, por do të pësojë një impeachment të dytë. Biden është një hipokrit dhe Hillary nuk do të dorëzohet kurrë. Pret vetëm që ta shpëtojë partinë nga Bloomberg. Fitorja e zgjedhjeve nuk do t’i ndryshojë gjërat. As kutitë e votimit nuk i bindin elitat që t’ua dorëzojnë çelësat e sistemit sovranistëve”

Procesi i impeachment kundër Donald Trump po vjen drejt fundit. Është ajo që pritej?
«Ky proces është pjesë e një projekti të arkitektuar për të asgjësuar presidencën Trump. Një proces që ka filluar në momentin kur Presidenti është zgjedhur. E kam parashikuar në 2018, kur demokratët kanë nisur të luftojnë për të rimarrë Dhomën e Deputetëve. Sapo e kanë rimarrë, kam thënë menjëherë se Nancy Pelosi do t’i jepte jetë një lëvizjeje për të mbështetur impeachment e Trump. Ky proces është vetëm vazhdimi i asaj që demokratët kanë filluar atëhere».

Po, por çfarë mendoni për procesin?
«Akuza e demokratëve është e bërë mirë, videot, mesazhet në Powerpoint, grafikët, kurbat, bëhet fjalë për një spektakël të mirëorganizuar që ka zgjatur 3 ditë. Sipas tyre, kanë ndërtuar një rast të sjhkëlqyer, por ka vetëm një veçanti të vogël: janë pikërisht argumentimet e demokratëve ato që i kanë dhënë mundësi Turmp të përballojë arenën globale dhe ta përmbysë narrativën e akuzës.
Është parë menjëherë mga dita e parë e mbrojtjes republikane. Presidenti e ka pagëzuar procesin e impeachment si “krimin e shekullit”, grushtin e shtetit e establishmentit të atij Deep State që po kërkon ta largojë».

Çfarë mund të presim nga mbrojtja republikane?
«Do të jenë ditë të trazuara dhe intensive, jam i sigurtë se opinioni publik, pasi ta ketë dëgjuar mbrojtjen, do të kthehet nga ana e Presidentit».

Por edhe sikur mbrojtja të mos ishte e shkëlqyer, Presidenti Trump gjithsesi do të dalë i pafajshëm, apo jo?
«Jo vetëm Presidenti do të dalë i pafajshëm pse Senati nuk i ka numrat për ta hequr – duhen 2/3 e tij për ta shkarkuar – por do t’i kursehet edhe sikleti i një vote të ngushtë. Besoj se Presidenti në këtë proces do to dalë i pafajshëm.
Republikanët po vënë në zbatim atë që e quajmë “mbrojtje afirmuese”. Një kundërsulm të ashpër kundër Partisë Demokrate dhe të gjithë grushtit të shtetit të arkitektuar për ta shkarkuar. Juria nuk është Senati, por janë amerikanët dhe bota po shikon Trump. Sytë e botës janë fiksuar mbi të. Ja pse Presidenti duhet të dalë i pafajshëm».

Çfarë nënkupton impeachment për presidencën Trump?
«Establishmenti politik po kërkon që thyejë shigjetat nga harku i lëvizjes së Trump. Të anullojë rezultatet e presidencës së tij: eliminimin e ISIS-it, sukseset në fushën ekonomike, përparimet e bëra në kufirin me Meksikën, traktatet tregtare me Kanadanë, Meksikën e Kinën, eliminimin e Abu Bakr Al Baghdadi e Qassem Soleimani.
Trump nuk është një president tradicional dhe armiqtë e tij duan ta anullojnë. Demokratët do të jenë të pareshtur. Impeachment i Trump nuk do të përfundojë me këtë proces, por do të vazhdojë edhe në mandatin e tij të dytë. Establishmenti dëshiron ta shkatërrojë Trump si instrument i një revolte populiste amerikane. Establishmenti nuk i frikësohet politikanëve në vetvete, por në atë sesa janë të aftë të revolucionarizojë statuskuonë».

Po atëhere Trump do të rizgjidhet?
«Trump do të rizgjidhet, por më pas do të pësojë një impeachment të dytë. Midis dy rreshtimeve politike lufta do të jetë e vazhdueshme dhe e gjatë. Edhe pas votës së pafajësisë së Trump, të enjten dhe të premten në Senat. Beteja do të vazhdojë si për Jair Bolsonaro në Brazil apo për Matteo Salvini në Itali, për Nigel Farage më parë dhe Boris Johnson më pas në Mbretërinë e Bashkuar.
Kudo ku ka një lider populist, establishmenti bën gjithçka që ta eliminojë. Fitimi i zgjedhjeve, ashtu siç bëri Salvini dhe 5 Stelle në 2018, nuk i ndryshon gjërat. Mesazhin e kisha dhënë tashmë qysh në 2017, një vit pas zgjedhjes së Trump. Nëqoftëse mendohet se fitimi i zgjedhjeve i ndryshon gjërat, gabohet rëndë. Askush nuk t’i dorëzon çelësat e sistemit dhe të thotë “çoje vendin ku të duash”.
Çdo ditë duhet ndeshur. Është luftë politike në nivelin më të lartë. Establishmenti ka në dispozicionin e tij një sistem ekonomik dhe një sistem politik që sjell benefite. Kush i përket establishmentit nuk është i gatshëm që të rrahë krahët e të të komplimentojë pse ka pasur një ide ndryshe nga e tyrja. Ajo që çmoj nga e majta është se janë të impenjuar, të motivuar që të shkojnë deri në fund. Boll të mendosh se kanë arritur ta çojnë Trump në impeachment për ndodhinë e Ukrainës, që në vetvete është një çështje qesharake».

Trump përsërit saktësisht gjërat që thoni ju: duket se nuk keni qenë kurrë kaq dakord.
«Arsyeja për të cilën unë dhe Trump kemi pasur një raport pune kaq të mirë është se mendojmë në të njëjtën mënyrë. E bëj këtë zanat prej 12 vitesh dhe Trump është nacionalist e populist, ndajmë shumë ide, edhe pse nuk jemi dakord në gjithçka. Motivi për të cilin kam filluar War Room është pikërisht ky: sepse pas zgjedhjeve, të gjithë kanë menduar se loja ka mbaruar, por nuk është kështu. Duhet punuar e luftuar çdo ditë siç bëjmë këtu».

Ju jeni ndër kritikët më të ashpër të Kinës. Çfarë mendoni për këtë fazë të parë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara?
«Parasëgjithash mendoj se politika e tarifave e Trump funksionon. Mendoj se Kina është në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara prej 20 vjetësh dhe ky është vetëm një armëpushim, që ka funksionuar vetëm falë përdorimit të tarifave të Trump, për më tepër i përqeshur nga e gjithë bota. Ama është vetëm faza e parë, ajo më e rëndësishmja është e dyta.
Kina nuk është një demokraci ku një vit qeverisin demokratët dhe tjetrin republikanët. Lidershipi i saj përbëhet nga një grusht personash që kanë mentalitet prej gangsteri, qëllimi i vetëm i të cilëve është ai i ruajtjes së pushtetit. Kanë bërë një pakt faustian me popullatën kineze. I kanë dhënë rritje ekonomike duke i hequr liri politike. Problmi për qeverinë është se tani kinezët janë të lodhur nga zënia në kurth. Janë lodhur nga të qënit të shtypur».

Pas Kinës, Trump është përqëndruar ndaj tarifave për Europën. Çfarë do të ndodhë?

«Presidenti flet për reciprocitet. Dëshiron një shkëmbim të barabartë që funksionon për të dyja palët. Jam i bindur se shpejt do të arrihet në një marrëveshje ashtu siç u arrit në një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk besoj se tarifat do të jenë pjesë.
Marrëveshja me uropën do të ketë të njëjtën rëndësi si marrëveshja me kinezët. Përpara Trump, marrëveshjet tregtare qenë harruar. Qysh nga dita e parë e administratës kemi thënë se marrëveshjet tregtare do të ishin në qendër të rigjallërimit ekonomik amerikan. Marrëveshjet do të bëhen shpejt, në pranverë».

Pse pjesëmarrja e Trump tek “Marshimi për Jetën” është kaq i jashtëzakonshëm?
«Trump ka nevojë për bazën e evangjelistëve dhe këto do të jenë zgjedhje ku çdo votë është e rëndësishmme, sidomos vota e bazës. Ajo që ka bërë Trump ëshhtë e jashtëzakonshme. Megjithëse presidentët e mëparshëm si George W. Bush, që varej nga baza evangjeliste pse ishte evangjelist, kurse Trump nuk është, nuk kanë marrë pjesë ndonjëherë në këtë marshim, ai ka mbajtur një diskutim përpara 250000 njerëzve. Ka demonstruar kurajo politike, por edhe ka forcuar e ribashkuar mbështetjen e kësaj lëvizjeje e përbërë sidomos nga të rinj».

Zgjedhjet amerikane: kë ka favorizuar nga demokratët shkëmbimi i fjalëve midis Bernie Sanders dhe Elizabet Warren? Joe Biden?
«Primaret demokrate më kujtojnë zënien me jastëkë, diçka të mesme midis “Natës së të vdekurve të gjallë” dhe “Pleasantville”. Askush nuk do vërtet të shkojë kundër tjetrit edhe pse ka një diferencë të madhe midis një kandidati si Bernie Sanders dhe një si Joe Biden, që është njeri i korruptuar.
Sanders ka të njëjtat informacione si ne kundër Biden, megjithatë zgjedh që të mos i përdorë. Ashtu siç bëri me Hillary Clinton në primaret e kaluara. Bernie Sanders është një turinç i plakur që nuk ka këllqe për ta ngjshur mirë thikën. Nëse je politikan modern, duhet të kesh disa atribute të caktuara, siç i ka për shembull Hillary Clinton. Biden është një hipokrit, një globalist që ka tradhëtuar interesat e punëtorëve duke shtyrë përpara axhendën ekonomike globaliste».

Po Hillary? Ju vazhdoni të thoni se Hillary do të rifutet në lojë.
«Sigurisht! Hillary nuk do të dorëzohet kurrë. Po pret që Michael Bloomberg të trondisë primaret e Super Tuesday në mars me të gjitha paratë që po shpenzon. Janë mbi 100 milion dollarë, me të cilat po blen spote publicitare në shtete si California dhe shtete të tjerë të mëdhenj ku edhe po avancon në sondazhe.
Hillary është duke pritur momentin e duhur, pasi çdo ditë mendon sesi mund ta bëjë lëvizjen e saj për të shpëtuar Partinë Demokrate. Nuk besoj se për Hillary ka përfunduar gjithçka pse urren Trump, se mendon që i ka vjedhur presidencëm. Nuk pret gjë tjetër veçse të shpëtojë partinë nga Bloomberg në një konventë demokrate të përçarë».

Dhe kush do të fitojë kësaj radhe?
«Do të jetë një betejë e madhe, një rematch si ai midis Muhammad Ali dhe Joe Frazier».
(Maria I. Rossi Hawkins për La Verita)

Përgatiti
ARMIN TIRANA