Ambasadorja e USA Yuri Kim përcakton prioritetet e Shqipërisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ka dalë para Sentati ku edhe ka folur për axhendën e saj pas akreditimit në Tiranë.

Kim ka thënë se Shqipëria do të inkurajohet për vijimin e reformave ndërsa ka theksuar se mbështet gjithashtu ngitjen e SPAK dhe BKH-së.

“Tre janë prioritetet: I pari inkurajim i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimit për rritjen në 2 % të prodhimit të brendshëm të shpenzimeve në fushën e mbrojtjes. Pika e dytë është promovimi i zhvillimit të Shqipërisë si një vend demokratike dhe vijimi i mbështetjes për zbatimin e reformës në drejtësi dhe pika e tretë rritja e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

Duhet të ndihmojmë Shqipërinë për të ngritur institucionet demokratike. Do të inkurajojmë Shqipërinë për reformat dh eta ndihmojmë atë për ngritjen e institucioneve të reja”, tha Yuri Kim