Ambasadorja e SHBA Yuri Kim takim me Bashën: Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur në një takim kreun e PD, Lulzim Basha.

Me një postim të Twitter, Kim shkruan se biseduan për marredheniet me SHBA, duke përfshirë edhe mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug.

“Faleminderit PD dhe Lulzim Basha per ketë takim të shkëlqyer për çështjet në SHBA, marrëdhëniet, duke përfshirë edhe mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë.”- shkruan ajo.