Ambasadori i Kinës në Tel-Aviv gjendet i vdekur në rezidencën e tij

Ambasadori i Kinës në Izrael, Du Wei (57) është gjetur i vdekur në rezidencën e tij në Herzilya.

Ministria e Jashtme e Izraelit ka konfirmuar vdekjen e ambasadorit Du Wei, por nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me vdekjen e ambasadorit kinez.

Shtypi izraelit shkroi se në hetimin paraprak të policisë nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës në trupin e Wei dhe se gjetjet e para janë se ambasadori ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Du Wei u emërua ambasador në Izrael në muajin shkurt. (AA)