Alimadhi ben betimin ne Kuvend : Basha nuk respektoi marrëveshjen. Mandati është i Ballit Kombëtar

 

Adriatik-AlimadhiKryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi është paraqitur sot në Parlament për të marrë mandatin e deputetit.

Ai ka akuzuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha se nuk ka zbatuar marrëveshjen me Partinë Ballin Kombëtar.

Alimadhi ka thënë se është konsultuar më Bashën, por ai ka zbatuar vendimin e Kryesisë së Partisë së Ballit Kombëtar.

Por edhe pse fitoi mandatin nga listat e PD-së, kreu i Ballit Kombëtar tha se mandatin e ka marrë nga forca e tij politike.

“Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka zbatuar ndaj Ballit Kombëtar. Jam konsultuar me zotin Basha. Personalisht jam dispozicion të vendimit të Kryesisë së Partisë, që institucionet e këtij vend të funksionojnë. Mandati im është i Ballit Kombëtar”, tha sot Alimadhi.

Ndërkohë që ka falënderuar mediat për interesim ndaj tij. “Ju falënderoj që pas 15 vjetësh media tregoi interesim për Ballin Kombëtar”, tha Alimadhi.