Alibeaj për referendumin e Berishës: E turpshme, janë mbushur kutitë nga organizatorët, e faktuar edhe me pamje. Pas 2013 duhet të kishim bërë katarsis

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enelejd Alibeaj, e ka cilësuar si të turpshme protestën e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 8 janar.

Ai thotë se protesta bëhet ndaj demokratëve. Sipas Alibeajt, PD i duhej për t’u shkëputur nga e shkuara e për t’u mos u shpallur një parti “non grata” nga SHBA.

Alibeaj theksoi se më 8 janar, nuk pret të ndodhë asgjë dhe se dyert e selisë janë mbyllur për shkak të punimeve. Ai gjithashtu hodhi akuzën se janë mbushur kutitë për mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumit të 18 dhjetorit, e sipas tij këto janë ta faktuara me pamje filmike, të publikuara edhe në media.

Protesta e 8 janarit?

Alibeaj: Nuk di të them se çfarë është diskutuar. Selia e PD nuk është një bunker kundër amerikaneve, amerikanët futen në PD. Është e turpshme protesta e 2 kombëtare e thërritur nga Berisha kundër PD. Tashmë është bërë e ditur që çfarë po ndodh me lëvizjen e Sali Berishës. Kjo lëvizje s’ka aspak lidhje me të qenurit në politikë. PD synon shkurtimin e ditëve të qenërisë dhe ardhjen në pushtet. Për të ndodhur kjo gjë, do të duhet që të ketë sa më afër e pranë aleatë sa më të fortë, një prej të cilëve është dhe SHBA. Lëvizja e Berishës është e kuptueshme. Ndjej keqardhje nga peligrinazhët.

Pse janë të mbyllura dyert?

Alibeaj: Dyert janë të mbyllura se po bëhen punime. Ajo që qëndron pas kësaj meriton sqarim. E gjitha nisi më 9 shtator me vendimin e Bashës dhe më 18 dhjetor mori një konkluzion të plotë nga demokratët. Vendimi që për të gjithë subjektet përfaqësuese në PD nuk do të mbajnë funksione nëse janë shpallur ‘non grata’. Është shkruar tashmë që kushdo i dizenjuar non grata nga SHBA, nga aleati i Shqipërisë dhe i PD, për atë arsyetim në të cilin është vendosur duhet të jetë një standard moral që partitë duhet të kenë. Pjesa tjetër është e qartë, zoti Berisha ashtu si nisi betejën e vet me premtimin se nuk do të përfshinte demokratët, në një trajektore 3 mujore bëri një kthesë 360 gradëve. Ai këtë hall personal kërkoi t’ia mvishte demokratëve e tani arrin deri në lëvizjen e fundit për të bërë protestë kundër PD. Synimi duket se është thjesht e vetëm: Mbro kokën tënde!

Do të vijojnë të jenë të mbyllura dyert?

Alibeaj: Në atë seli futen të gjithë demokratët që janë të gjithë demokratë. Selia është vendi që mblidhen këto njerëz. Ajo që është aksion politik, bëhet kudo, jo vetëm në seli, e aq më shumë ato që janë deputetë apo anëtarë kryesie. Nëse vjen në seli për të legjitimuar institucionet s’je duke bërë shërbim për interesin e demokratëve. Secili prej kolegëve të mi, ata që janë edhe deputetë, një rrugë të mirë për të treguar se kanë dashur të bëjnë detyrimin e tyre ndaj demokratëve bëhet në parlament. Keni parë të bëhet luftë në parlament? Një pjesë e tyre kanë munguar edhe në seancat parlamentare. Një pjesë tjetër e miqve të mi që ishin edhe anëtarë të kryesisë u larguan dhe braktisën detyrën e tyre si anëtarë kryesie. Kjo ishte një akt kuptimplotë. Ardhjet teatraliste për të trokitur te dera dhe për të thënë që selia është mbyllur e kjo është një gjëmë e madhe në fakt nuk është kështu. Kjo është krijimi i një prapaskene aspak të hijshme. Nuk doja të përsëriteshin aktet e dhunës. Kurrë nuk do të doja të riktheheshim në mësymjet brutale të shkelmimit të dyerve të selisë, shtëpisë së demokratëve. Këto janë skena që duhet t’ia kursejmë vetes. PD bunkerizohet vetëm në një mënyrë, ku ata që janë aleatët tanë, SHBA, të shpallin non grata, të sabotojnë. Escobar tha se ka një hall personal të një personi, s’ka lidhje me demokratët. Pezullimi i përkohshëm tregonte që ne kapërcejmë, gjejmë kurajo për të kapërcyer ngjarje të pahijshme ndoshta e të pa drejta po që në politikë ndodhin, me një kusht, me një kosto, që hallet e individit t’i lëmë mënjane. Kjo ka ndodhur. Unë besoj këtë gjë.

A i trembeni trazirave më 8 janar?

Alibeaj: 44 mijë demokratë thuhet se demokratët do të jenë në protestë. Cilët janë ata që këto 44 mijë i konsideron si dele. Demokratët e vërtetë, ata që s’kanë përfituar asgjë sidomos këto vite në opozitë, por edhe në kohën e qeverisjes sonë, njerëz që janë neglizhuar nga kupola e lartë e dikurshme. Për shkak të kësaj arrogance në 2013 morëm atë rezultat. Unë besoj se ato janë demokratë me shpirt, zemër, e që shohin në seli mundësinë për të rrëzuar këtë situatë ekonomike, e kurrsesi nuk ndodh të mësyjnë në selinë e tyre. Në qershor ndodhën zgjedhjet e rregullta. Kuptuam fare mirë që në 25 prill demokratët kërkuan që edhe në një rezultat të rëndë, ata kërkuan ndryshimin dhe panë drejtësinë, panë që ishte aksion politik i duhur, e për këtë arsye i dhanë besimin Lulzim Bashës. Në datën 9 shtator na ndodh një përmbysje. Janë një grusht njerëzit ata që shkojnë pas një personi që krijon aksione për interesa personale. Brenda PD, në mënyrë vullnetare synojmë qeverisjen duke qenë një forcë pro-amerikane. Kjo do të ishte e turpshme dhe këtë e refuzojnë demokratët.

Ju jeni të qetë?

Alibeaj: Unë jam i qetë. Ajo që po ndodh është më e madhe se sa kaq. Kishte nevojë PD të shkëputej nga e shkuara, nga kjo agonia e rifreskimit, të besimit të PD. Në 2013 duhet të kishim bërë një katarsis.

Po pse demokratët shkuan në foltoret e Berishës?

Alibeaj: Nuk jam i sigurt që demokratët kanë shkuar në foltoren e Berishës. Të marrim faktet një e nga një. Nisi një proces për mbledhjen e firmave, është një veprimtari statutore që duhet të pasojë në rregullat e verifikimit. Kaluam në fazën tjetër ku kryesia tha dhe caktoi një Kuvend të datës 18, që u refuzua. Ishin kamerat e këtij televizioni që u refuzuan për të bërë transparencën. Nisën më pas me historinë e referendumit. Janë mbushur kutitë, fatkeqësisht. Janë mbushur nga organizatorët. E kuptoni se sa e trishtë dhe e turpshme është një sjellje e tillë. Ndërkohë që kemi fronte të mëdhaja opozitare brenda e jashtë parlamentit. Kemi skandalin e inceneratorëve. Kemi të dhënat personale që kanë burimin te patronazhistët. Por kemi edhe sfida të mëdha si reforma zgjedhore, territoriale dhe Kushtetuese. Këto lëvizje krijojnë një shfokusim nga këto kauza.

Si do e mbroni selinë blu?

Alibeaj: Atë e mbrojnë demokratët. Ne nuk do të krijojmë përplasje mes demokratëve. Atë e mbrojnë demokratët, është shtëpia e tyre. Unë them se ka vetëm 1 palë demokratësh, ata të cilët nuk kanë parë këto vite gjëra të mira. Ata kuptojnë se lëvizja e Berishës është pa moral. Të vish të bësh protestë ndaj PD, e ndërkohë protesta duhet të ishte ndaj qeverisë. Kemi vuajtur ne këtë. Kemi vuajtur këto vite. I kemi diskutuar këto vite. Edhe aksionet brenda parlamentit, komisionet hetimore, të cilat kanë dhënë frytet e para sepse kemi një ministër i qeverisë Rama mbrapa hekurave, por edhe të tjerëve që thonë se ky është interesi publik. Kjo parti demokratike kurrë s’ka për t’u bërë non grata, e këtë e dëshmoi dhe vizita e sotme e zotit Smith.