Alibeaj në ABC: Reformen ne dretësi e ka përcaktuar kushtetuta,nuk ka shtyrje afati për komisionet e vetingut  

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ftuar në ABC në një bisedë u shpreh se do të ishte e pamoralshme që opozita të kërkonte kompromis duke dhënë votat për kërkesën e shumicës socialiste për të zgjatur afatin e komisioneve të vettingut në këmbim të ndryshimit të Reformës Territoriale. “Absolutisht jo. Kërkesa jonë vjen nga publiku. Do të ishte jo e moralshme” tha ai.

Por përse PD-ja është kundër zgjatjes së komisioneve të Vettingut? Deputeti demokrat së pari thotë se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga PS dhe së dyti u përgjigjet socialistëve me Komisionin e Venecias.

“Së pari nuk ka një kërkesë. Kërkesa nga përfaqësuesit e PS është publike. Çështja është kaq serioze se bëhet fjalë për ndryshimet Kushtetuese. Nuk kemi një kërkesë të formalizuar, kjo është gjëja e parë, që të shikosh tekstin. Në 2016 u ndryshua Kushtetua me 140 vota, si një kërkesë e madhe për të sjellë drejtësinë e re, por ajo që është më e rëndësishme, është mbështetur në opinionet e Venecias.

Venecia ka thënë në atë kohë, që një afat i gjatë, i stërgjatë i vettingut sjell dy probleme; një, që turbullon të gjithë sistemin e drejtësisë dhe e dyta, krijon presion që sistemi i drejtësisë të kapet nga pushteti i radhës.

Para se të kemi një propozim formal, ka një arsyetim. Do të ishte mirë të dëgjonim arsyet se përse do të ishte për t’u ndryshuar Kushtetuta. Kushtetuta e 2016 e ka të zgjidhur, u përcaktua 5 vite, ka një zgjidhje të parashikuar vetë, që janë KLGJ dhe KLP.

Nëse do të ketë një kërkesë të formalizuar, pyetja e parë që kërkoj është; përse? Çfarë ka ndodhur? Përse nuk u zbatua Kushtetuta? Cfarë shkoi keq? Për cilat arsye? Përgjigja do të jetë në bazë të këtyre pyetje” tha ai.

Ndalur te Reforma Territoriale, Alibeaj u shpreh se ka një kërkesë të shprehur publike nga PD për ndryshimet që duhet të bëhen. Por cilat janë arsyet që kjo reformë duhet të rishikohet?

Nënkryetari i PD-së pranon gabimin që PD nuk mori pjesë në komision në 2014 kur u miratua dhe jep pesë arsye se përse duhet të ndryshohet tani. “Po e pranoj fajin. Por pavarësisht a është apo jo prezentë pala tjetër, nuk mund të shndërrohen në mjete të vogla politiko-elektorale.

Pesë arsyet;
Mungesa e palës tjetër
Shndërrimi i Reformës Territoriale në Reformë Elektorale
Kostot e stër-rritura
Premtimi ishte që edhe numri i punësimeve do të ishte më pak, tani është rritur
Pushteti lokal është që të jetë sa më afër problemeve të individit, tani është larguar” tha ai.
Por a ka PD një plan propozimi konkret si duhet të jetë Reforma Territoriale? Enkelejd Alibeaj tha se janë në një fazë diskutimi, por thelbi sipas tij është që pushteti lokal duhet të jetë afër qytetarëve.

“Numri i 375 komunave nuk është alternativë, aktuali është jo funksional, ndërkohë që ka pasur studime, të cilët nëse do i rikthehemi zhvillimeve të 2014 që kanë dhënë alternativa të tjera në një numër më të madh të ndarjeve territoriale, por nuk është ky qëllimi në vetvete, por t’i shërbejë publikut dhe të jetë autonom” përfundoi a