Alibeaj-mazhorancës: Mbledhja e kaluar dështoi se ikët, s’kam fuqi të mbinatyrshme t’iu mbledh

Kryetari i komisionit hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur përfaqësuesëve të mazhorancës në lidhje me ankesat për drejtimin e mbledhjeve dhe zbatimine rregullores.

“Më bëtë thirrje për të mbledhur veten, unë jam i mbledhur kam qenë i mbledhur në të treja këto mbledhje të komisionit hetimor, por siu mblodha dot juve. Nuk iu mbodha doty kur kishim caktuar datën dhe orën su mblodha dot sepse ikët pa arsye. Ikët pasi kishin filluar votimin në parim e kaluam arritëm deri te neni 17.

Nuk iu mbledh dot skam ndonjë fuqi të mbinatyrshme për tiu mbledhur e vetmja fuqi që kemi gjithësecili këtu është të qëndrojmë strikt. Për këtë arsye lidhur dhe me kërkesat tuaja më thatë të hedh rendin e ditës. Të gjitha këto kërkesa po ua rikujtoj.

Kryetari deklaron qëllimin e ngritjes së komisionit përcakton detyrat e komisionit dhe planin paraprak të hetimit. E kam detyrim prej ligjit të mos e hedh dot në hetim. Kaq e thjeshtë. Kishim rënë dakoed me kërkesën tuaj të zonjës bushka që rregulloren draftin e paraqitur prej meje pa bërë asnjë shpikje por marrë ashtu siç është përdorur e ofrova si draftin në të cilin është punuar. Madje pati edhe tallje se draftrregullorj ime kishte referenca nga komisionet e mëparshme, e kam marrë për të mos futur duart për të respektuar traditën. Ramë dakord që një ng ju të binim dakord për formulime të dakordësuara. Si përfaqësuesi im dhe i juaji nuk ranë dakord.

E drejta për prova ska nevojë për votim. Propozimet tuaja në kundërshtim me ligjin.

Pika tjetër është zgjedhja e sekretarit të komisionit, e prisja që ta kërkonit çështjen e rregullores. Përderisa e kishim pjesë të rendit të ditës se ezauruam. Pikë e 3 e rendit të jetë sigurisht kjo, jam dakord, oir më duhet tu them diçka kemi rënë dakord dhe kemi marrë vendim në mbledhjen e parë që mbi draft rregulloren të ketë dakordësi midis Naços dhe zotit Salianji. Kjo është rruga më e mirë për të mos ikur nga ky komision, ky është propozimi që kam. Administrimi i të dhënave, zgjedhja e kryetarit dhe rregullorja e komisionit.Anëtarët e opozitës kanë bërë kërkesa, kanë mbledhur të dhëna sipas ligjit të komisioneve hetimor, fillojmë me ezaurimin e pikës”, tha Alibeaj.