Alibeaj i prerë : Presidenti i ri antikomunist . S’e ka legjitimitetin maxhoranca ta zgjedhë e vetme presidentin, duhen 84 vota!

Kryetari i PD DHE I  kreut të Grupit Parlamentar , Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat në lidhje me procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nuk është tërhequr nga qëndrimet e tij.

Ai tha se maxhoranca nuk ka legjitimitet që të zgjedhë e vetme presidentin e ri, duke cituar se Kushtetuta e përcakton se duhen 84 vota pro.

“Në mbledhjen e grupit kemi rënë dakord që të marrim pjesë në këtë proces, por në një proces real, të sinqertë, siç e do figura e presidentit. Një figurë që del mbi palët, neutral, t’i qëndrojë të gjitha sfidave që del nga kjo detyrë. Jemi ofruar për të pasur një proces. Procesi është i pari, i rëndësishme, një proces i sinqertë, bazuar në një procedurë, garancia e parë. Presidenti, qytetari i parë, që simbolizon unitetin e popullit. Për këtë arsye, siç besoj jeni në dijeni, ia kam përcjell qëndrimin zyrtar të PD, përfaqësuesve të maxhorancës, edhe të grupeve parlamentare, dhe e shohim të udhës që as për aparencë mos të perceptohet si lojë apo farsë. Kushtetuta e ka të qartë; presidenti zgjidhet me 84 vota. E përsëris, se ka maxhoranca legjitimitetin për të zgjedhur ajo e vetmja presidentin, për të bërë farsa, pasi së paku 3 deputetë, janë gjeneruar si non-grata. Dy të tjerë janë të tillë, janë gjeneruar nga fenomeni i vjedhjes së votës, siç është Aqif Rakipi, apo dy të tjerë që nuk ndodhen më në selinë e kryesisë së parlamentit, pasi janë pas hekurave. S’ka legjitimitet maxhoranca për ta zgjedhur e vetme presidentin.”, tha Alibeaj.