Alibeaj çon në Apel vendimin e shkallës së parë për statutin e Berishës

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Gjykatën e Apelit një padi për prishjen e vendimit të shkallës së parë, lidhur me njohjen e ndryshimeve statutore të iniciuara nga ish kryeministri Berisha në 11 Dhjetor.

 

Në kërkesën drejtuar gjykatës kërkohet prishja e atij vendimi.

Kujtojmë se ishte ai vendim i gjykatës bëri që ligjërisht në krye të PD-së, të njihej që prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues i partisë. Me ketë padi PD kërkon sot nga Apeli prishjen e vendimit të 25 marsit si dhe pushimin ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.