Akuzat ndaj Theo Jacobs për përfshirjen në seancë kundër Elisabeta Imeraj, reagon SHBA dhe BE: Sulme të orkestruara, synojnë dëmtimin e Reformës në Drejtësi

Ambasada e SHBA-ve dhe e Bashkimti Europian kanë reaguar lidhur me akuzat e bëra ndaj përfaëësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs me idenë se ky i fundit, po mbante anë të caktuara gjatë seancave që po mbahen në KPK për prokuroren Elisabet Imeraj.

Në reagimin e bërë në tëitter në ambasada e BE dhe SHBA thuhet se ishin në mbështetje të plotë të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe se këto akuza ishin të orkestruara me qëllim për të dëmtuar Reformën në Drejtësi.

Postimi i Plotë nga ambasada e Bashkimit Europian dhe e SHBA-ve:

Shpërndarja e fundit e akuzave të pabaza+dezinformata të drejtuara kundër organeve të vettingut dhe IMO-së është e papranueshme. Kjo fushatë e orkestruar synon të krijojë mosbesim dhe të minojë Reformën në Drejtësi. BE mbështet fuqishëm Vëzhguesit Ndërkombëtarë të IMO-së dhe procesin e verifikimit.