Ahmet Lesko , deshmori i Kiçikut

Nga Av. Xhafer Sadiku

Ahmet Lesko ka qenë një patriot i njohur në viset e Jugut. U lind më 1895 në Tatzat të Delvinës. Kishte kryer gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe kishte marrë pjesë qysh në rininë e tij, po thua në të gjitha lëvizjet kombëtare, me pendë e me pushkë. Megjithe se i ri, mori pjesë në luftën e 1914- ës, ku iu vra i ati, Emin Leskua. Në vitin 1920 ishte ndër të parët që shkoi në luftën e Vlorës. 

Gjatë luftës (vjeshte 1943) u rreshtua në radhët e “Ballit Kombëtar”, si komandant i batalionit “Nazif Hadëri”. Deri pa filluar lufta civile, mori pjesë në betejat kundër pushtuesit.
Në 30 nëntor 1943 u plagos në qafën e Kiçokut, në përpjekje me forcat komuniste që ishin hedhur në ofensive per te spastruar krahinen e Dëshnicës nga forcat e Ballit. Vdiq pas disa ditësh.
Shokët i kënduan këto vargje: