Agur Vrenozi , nderi i Fierit dhe i PD-së

Nga Luan Baçi*

QYTETARET E FIERIT, percollen me dhimbje dhe plot respekt,per ne banesen e fundit, njeriun model te sjelljes Qytetare, Djalin e dy prinderve shembellor, Babain e dy vajzave dhe dy djemeve te mrekullushem, bashkshort, vella dhe mikun e mire.
AGUR VRENOZI.
Aguri, kreu nje akte heroik, nuk nguroi te nderhynte duke i ardhur ne ndihme bashkqytetarit te tij, per te ndaluar grabitjen ne mes te dites,ne , ne mes te Qytetit duke bere te mundur kapjen e autoreve te ketij krimi brenda pak minutash.
Ishte akti heroik i AGURIT, qe beri kapjen nga policia te autoreve,por kjo i kushtoi jeten AGUR VRENOZIT.
Une personalisht i shpreh ngushullimet me te sinqerta familjes se tij.
AGURI ishte nje nga drejtuesit me te mire te strukturave te PD Dega Fier ,nje kryetar seksioni i afte dhe i perkushtuar dhe nje nga miqte e mi me te mire.
Sot keshilltaret e Partise Demokratike ne Fier i propozojne Keshillit Bashkiak berien ;

QYTETAR NDERI TE BASHKISE FIER Z AGUR VRENOZI.
Neser ne seance parlamentare do ti kerkoj Kuvendit te Shqiperise te mbajme nje minut heshtje per nderimin e aktit heroik te qytetarit te nderuar dhe mikut tone
AGUR VRENOZI.

  • Deputet , kryetar i PD- Fier