Agron Tufa,i ke lënë duarthatë vrasësit …!

 

Nga Arbër Ahmetaj

Agron Tufa,mik i dashur, autor i talentuar: ti ishe në listën e pushkatimit. Po t’afrohej dita! I ke lënë duarthatë vrasësit! Por, ata do kalojnë tek emri tjetër në listë! Ata e realizojnë planin! Ty t’mbetet tu dalësh zot, siç bënë me ne ata që shpëtuan para nesh! Mos u ndal! Duke shpëtuar veten, mund të shpëtosh edhe të tjerë! Jeta jote këtu do mbrohet! Ti nga këtu, mund e duhet ta ngresh zërin për të shpëtuar të tjerët! Kam kaluar asaj rruge! E di sa vështirë do ta kesh! Por për ty, vështirë, s’do të thotë e pamundur! Të njoh e të kam lexuar! Ti përbën brezin e tretë, fëmijët tu, të katërtin, që dhunuesit e Shqipërisë sonë, deshën ta eleminonin! S’duhet ta harrojmë vullnetin e tyre për t’na vrarë! Do ua kthejmë ndryshe, do i turpërojmë per ligësitë e tyre për dhjetë breza! Me dritën tonë, me letërsinë tonë!