Agron Tufa dhe Pezmi i Marksisteve te Shpelles

Nga Gëzim Basha

Ashtu si Putinizmi që me teper se romance ne expresin Tirane-Moske, eshte refleks i perthyerjes ne prizmin e Ankarase, edhe marksizmi dikur na vinte jo direkt prej Moskes por prej Pekinit, fill pas filtrimit neper shpellat ku zbriste kryetari Mao pahitur me toz meditimesh quazi-taoiste. Nuk eshte e habitshme pse sot, neper rënojat e SMT-ve mendore të Tiranës, akoma ngrenë kokën ata që Stalini i quante Marksiste shpellash.

Peshçornij Marksisti!

Marksistët e Shpellës vënë në themel jo nje konflikt klasor midis te pasurve dhe te varferve, por konfliktin demografik midis fshatit dhe qytetit.
Dialog historik i kuotuar:
“Pse nuk e more Shangain pas rrethimit?” –pyeti Stalini.
“Ç’te bëja pastaj me 6 millionë qytetarë,” ja ktheu fshatari Mao.

Gati 70 vjet pas ketij dialogu, nje sociolog dhe professor universiteti në Tiranë, Fatos Tarifa, ende e shikon konfliktin demografik fshat / qytet, si fatalitet, si të vetmin konflikt ideologjik zgjidhja e të cilit “shtyka përpara shoqërinë.” Ne thelb Maoist–por pa Maon ngaqe e sheh argumentin nga pozita prioritare e “qytetarit”–Tarifa vazhdon aty ku e pat lene para vitit 1990-kritik i paguar i Maocedunidese.

Shkruan Tarifa, “Mentaliteti fshatar i llojit “Tufa” është.. rrjedhojë e një strategjie maoiste që e hartoi dhe e zbatoi në Shqipëri Sali Berisha—strategjia elektorale e rrethimit të Tiranës nga fshati. Që do të thotë, as më shumë e as më pak, strategjia e pushtimit të Tiranës dhe, bashkë me të, e pushtimit të institucioneve politike të këtij vendi nga fshatarësia dhe nga mentaliteti fshatar. Kjo ka qenë një strategji e “tufëzimit” të fshatarëve të llojit “Tufa” në kryeqytetin e vendit tonë.”

Një pasazh i tillë s’ka nevojë për koment! Prirja për poshtërim të tjetrit dhe zëvendësimi i urrejtjes klasore me urrejtjen krahinore, vijnë drejperdrejt nga alkimia e guvave të errëta për të na kujtuar se komunistët Shqiptarë njohin mirë vetëm gjuhen e përçarjes dhe përçmimit. Për ta Tirana normale nuk mund të jetë shtëpi e përbashkët por vetem truall ekskluziv për hauret e tyre të urrejtjes, një Tiranë e mbyllur me sytë nga Pallati i Gër-Mërit.

Agron Tufa, edhe për shkak se ka lindur në një fshat te Dibrës, është sot një talent prirës i letërsisë moderne shqipe, kurse Tarifa ngaqë ende jeton në Tiranën e viteve të ndikimit nga Revolucioni Kulturor Kinez, duket si mbetje teknologjike nga industria e urrejtjes politike.

Duke parë bublat kockore ne ballin e rikonstruktuar te F.Tarifës, njeriu mendon kushedi ç’mendime të mëdha vlojnë përtej atij balli, pa dyshuar se kapaku i “sociologut” mund ta ketë pësuar masakren nga eksploziviteti i pordhëve gjysëm marksiste të kryetarit Mao!

4 komente