Agron Kapllani komandohet kryetar PD Fier

Kreu i PD Lulzim Basha ka komandua në krye të degës së Partisë Demokratike në Fier, ish-kreun e Bashkisë Mallakastër dhe kandidatin për deputet të PD Agron Kapllanaj.

Zoti Kapllanaj është shprehur se komandimi i tij në këtë detyrë ka ardhur si pasojë e dorëheqjes së ish-kreut të mëparshëm Luan Baçi. Tani Luan Baçi do të jetë vetëm deputet i PD-së në parlament.

Komandimi i ish-kryebashkiakut të Mallakastrës është argumentuar në bazë të statutit të kësaj partie dhe do të vijojë deri në zgjedhjet e reja në PD, sipas parimit një anëtar, një votë.
Kujtojmë që Agron Kapllanaj garoi në zgjedhjet e 25 prillit për deputet në qarkun Fier duke u renditur i shtati në listë. Ai ishte ndër kandidatI më të votuar i PD në  qarkun e fierit dhe  vetem per pak vota nuk nuk arriti të fitonte mandatin