AFTESIA E PASHTERSHME E RAMES, LETRAT!

Nga Gjergj Hani

Më në fund dorëzohem! E pranoj! Deri më sot këmbëngulja që Rama nuk ka asnjë aftësi! E bëja thjesht nga alergjia që më provokon ky individ. Por për hir të së vërtetës më duhet ta pranoj që Rama ka një aftësi të pashtershme. Ai është në gjendje të flasë e të shkruajë për orë të tëra pa thënë asgjë, përpos fyerjeve në adresë të kujtdo e të gjithkujt, që përpiqët të thotë mendimin e tij duke kërkuar një lloj komunikimi rudimental me këtë qenie. Dhe kjo është normale, pasi Rama është një produkt publicitar, televiziv, e dihet nga të gjithë që me reklamën apo tv nuk komunikon dot. Nëse e ndjek, je i detyruar ta bësh në mënyrë pasive dhe i “shtrënguar” të gëlltisësh gjithë sa dëgjon, dhe kur nuk të intereson më thjesht e fik, pa pasur mundësi të thuash mendimin tënd. Dhe kjo është ccka Rama në të vërtetë do, pasi nuk ka asgjë për të komunikuar, fenomen ky i fundit që nuk mund të ekzistojë pa dialogun. Pra Rama parapëlqen sprologët, monologët e tij – ditët e fundit letrare – sepse është evolucion natyral i modelit Hoxhist, ku vetëm Hoxha fliste e shkruante, e të gjithë dëgjonin e shumë shumë kishin të “drejtën” e duartrokitjes. Po ashtu si Hoxha edhe Rama ka një vizion të tijin për partinë e për politikën. Për të PS do të thotë partia e Ramës, pra e tija, dhe kur flet pa thënë asgjë, përpiqet të trembë kundershtarët e të sigurojë të tijët, por që natyrisht nuk i bën të ëndërrojnë pasi PS është nje lloj surrogatoje per te. Është marka e të humburve të vjeter e të rinj që nuk bëjnë pjesë në Rilindjen qe është po e tij. Rama i kalëron me zell mediat për ti dhënë vehtes një imazh moderniteti, por pa arritur të komunikojë asgjë të denjë për tu cilësuar si e tillë, pasi fati i tij është thjesht televiziv. Atij i pëlqen shumë të identifikohet me Shqipërinë dhe vizionin e tij për të, dhe kjo deri diku është e vërtetë pasi në këtë pike ku i ka sjellë forcërisht Shqipërinë dhe shqiptarët, fatet e tyre po lidhen gjithmonë e më shumë. Por në këtë rast jo më në mënyrë të ndërsjelltë, pasi Shqipëria nuk mund të ketë fatin e Ramës, po Rama detyrimisht do të ndjekë fatet e Shqipërisë. Në profilin psikologjik bie menjëherë në sy narcizizmi i tij akut, që zgjerohet përtej kufijeve të paranojës. Për të kuptuar Ramën, duhet vënë re prosemia e tij, ose gjuha e trupit. Mënyra se si rrotullon sytë, si lëkund trupin e shprehjet e fytyrës. Ai lëviz me plastikën e një shitësi supermarketi në repartin e promovimeve, dhe atij, të një njeriu të spektaklit që përpiqet me kot të magjepsë një plate që qëndron midis urisë e të fiktit. Po përtej slloganeve që tashmë kanë mbingopur tej mase sa të shkaktojnë një farë të vjelle, nuk mund të gjesh asnjë sekuencë logjike në ate që thotë e shkruan!