Adriatik Alimadhi krijon grup të ri parlamentar, emrat

Është krijuar një grup i ri parlamentar në Kuvend, me pjestarë të partive të djathta që pranuan mandatin e deputetit. Faxweb.al mëson se Grupi parlamentar i Partive të djathta përbëhet nga:
Adriatik Alimadhi
Kostaq Papa
Ervis Mece
Koci Tahiri
Zef Shtjefni
Selami Jenisheri
Ramazan Gjuzi
Kryetar i këtij grupi të ri parlamentar është zgjedhur kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, ndërkohë që më herët nga opozita e re janë krijuar dhe dy grupe të reja, një i kryesuar nga Rudina Hajdari dhe një tjetër nga Nimet Musai.