Administrata Trump: Bashkimi Europian nuk egziston

Nga Ermal Ngjelina
Administrata e Trump ka ulur nivelin diplomatik të Bashkimit Europian. Lajmi ka dalë të martën në mbrëmje, por vetëm sot po nis të qarkullojë nëpër mediat e mëdha të cilave ju desh më shumë se 24 orë të marrin veten nga trullosja që shkakton pasojat e vendimit të administratës amerikane.
Çfarë ka ndodhur?
Niveli diplomatik është në varësi të rëndësisë. Ai përcakton edhe eventet në të cilat thirren të marrin pjesë amabsadorët. Ambasadori i BE në SHBA prej muajit tetor po vërente që nuk thirrej në evente. Zyrtarëve u kishte shkuar në mendje ulja e nivelit diplomatik por konfirmimi u bë në momentin kur ambasadori i BE u trajtua me nivel të ulët në rastin e ceremonisë mortore të presidentit Bush Plaku në datën 5 dhjetor 2018.
Vendimi merret nga Departamenti i Shtetit që është ministria e jashtme në SHBA.
Mund të ndodhë që në ditët në vijim të ketë një rithim në nivelin e mëparshëm, por deri në këto momente ende nuk ka ndodhur.
Megjithatë rikthimi apo jo i nivelit diplomatik është ngjarja më pa rëndësi në këtë botë.
Trajtimi është ajo çka ka vlerë dhe treguesi i hapur i faktit që tashmë kemi të bëjmë me Bashkimin e Shpërbërë Europian.

Trajtimi
Administrata amerikane është treguar “gjirokastrite” prej vërteti dhe ka kursyer edhe llafet. Ajo vendosi të mos informojë ambasadorin e BE-së në Uashington për vendimin e saj.
Sjellja e administratës është Injorim i hapur. Sjellja injoruese kryehet vetëm ndaj institucioneve që nuk i njeh, ose atyre që i konsideron si inegzistente.
Vendimi për të injoruar ambasadorin e BE-së do të thotë se BE për administratën amerikane është inegzistente.
Lajmi shënon një moment historik për europën. Për herë të parë aleati kryesor i kombeve të Europës jep sinjalin se do ti mbështesë në rrugën e ribërjes së Bashkimit Europian.
Ribërja e Bashkimit Europian nuk është një temë e re. Që pas falimentit të Lehman Brothers dhe hyrjes së Europës në krizën e borxheve sovrane, bënë të qartë domosdoshmërinë e krijimit të një Europe tjetër pa këto institucione aktuale.
Nuk është e ratësishme që po sot Salvini i Italisë në takimin që pati me kreun e Polonisë trajtoi në konferencën për shtyp temën e ribërjes së Bashkimit Europian.