Ademi : Nga 17 teste, vetëm 1 doli pozitiv! Qendroni në shtëpi!

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana ademi i ka bërë thirrje qytetarëve të qendorjnë në shtëpi dhe të mbajnë higjenën personale, teksa i ka njoftuar se nga 17 testet e kryera së fundmi në këtë bashki, vetëm një ka rezultuar pozitiv.

“Të dashur bashkëqytetarë! – shkruan Ademi në Fb. – Informacioni i dhënë sot, më 8 prill 2020, nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër në Komisionin e Mbrojtes Civile të Qarkut Shkodër konfirmon se:

Nga 17 mostrat e marra dje, ka rezultuar vetëm 1 pozitiv dhe kjo në një nga vatrat ekzistuese në Shkodër. Vijon puna për gjurmime dhe hetime të tjera epidemiologjike në Shkoder.

Gjendja e të gjithë pacientëve pozitiv të karantinuar në Shkodër, është e qendrueshme deri tani. Mos e harroni kurrë rregullin në luftën kundër COVID19! Qëndro në shtëpi dhe mbaj higjienën personal