A është Tomor Alizoti “asi nën mëngë” i Sali Berishësh ?!

Nga Nebil Çika

A është Alizoti “asi nën mëngë” i Berishësh ?! Këtë pyetje më beri sot një militant i PD i përndjekur politikë antikomunistë pasi kishte ndjekur mbrëmë një intervistë speciale tek “Opinion” në TV Klan anëtarit të Kryesisë dhe deputetit te PD Tomor Alizoiti. Me thënë të drejtën me ngjalli dyshimin se nuk e kisha parë në këtë këndvështrim angazhimin dhe reagimet e tij të fundit publike,gjë që me bëri të analizoj me radhë zhvillimet e fundit , reagimet e tij dhe rreth tij .
Deklarimi i Baton Haxhiut ,në fillim të emisionit “Opinion”, ende pa u transmetuar intervista e z. Alizoti, se ai do të jete kandidatura e Berishës për kreun e PD,nxitimi i Fevziut për ta ndërprerë e bllokuar këtë temë debati si dhe reagimi sot me një shkrim të gjatë te ish kryeredaktores se “Opinion “dhe shefes së PI të z. Basha, Desada Metaj janë shtysa të mjaftueshme,të paktën,për ta menduar një gjë të tillë .

Së pari “Klani” dhe “Opinioni” nuk ta “hapin derën” kollaj pa pasur një informacion që do ta bënte interesant personin që promovojnë apo pa qenë vetë ata pjesë e projektit  të tij ose rreth tij. Baton Haxhiu dhe Desada Metaj janë persona të mirinformuar për atë që ndodh në “Opinion” përfshi edhe skenarët e qëllimet e mundshme dhe reagimet e tyre nuk mund te jenë krejt të rastësishme . Znj. Meta është edhe shumë pranë z. Basha dhe mund të ketë informacione të tilla që e bëjnë reagimin e sajë kundër z.Alizoti shumë më serioz se ai që percepton publiku.
Vëmendja tek z. Alizoti u përqëndrua ,veçanërisht nga media por edhe nga mbështës te z Berisha në rrjete sociale,kur ai nuk mori pjesë në foltoren e Beratit si deputet dhe drejtues politik i PD ne këtë qark. Militantët, mbështetës të z. Berisha,iu vërsulën atij me gjithë arsenalin e sharjeve në dispozicion për mungesën në foltore mirëpo në inat e sipër benë publik edhe një detaj deri atëherë ,jo publik.

Pjesëtarë të një grupi ish studentë të Dhjetorit 1990, bënë publik ne FB faktin e një “vizitë sekrete” në zyrën e z. Berisha të z. Alizoti një ditë para foltores së Beratit. Sipas tyre ata “ishin shkëmbyer në paradhomën e Doktorit nga ku z.Alizoti kishte dalë me kokë të ulur” . Njoftimi për “vizitë sekrete” nuk është përgënjeshtruar as nga z. Alizoti e as nga z. Berisha por çuditërisht edhe media ka heshtur për të. Askush nga gazetarët., as dje në intervistën speciale në Klan, nuk e ka pyetura z. Alizoti e as z. Berisha për ketë takim dhe bisedën që është bërë amidis tyre  Fakti që nuk dihet çfarë është biseduar midis Alizotit dhe Bertishës në atë takim është një pikë e fortë e dyshimit për mundësinë e një pakti të përfolur midis tyre.
Vetë sjellja politikë e z.Alizoti ditët e fundit është një dyshim më vete. Krejt pa pritur ai shpërtheu në një mbledhje te Grupit Parlamentar të PD-së kundër z. Basha duke e akuzuar atë si një nga shkaktarët e krizës në PD. Flamur Noka ,një mbështetës i deklaruar i z. Berisha e dekonspiroi bisedën duke e cilësuar z Alizoti si një tjetër deputet e anëtarë kryesie kundër Z.Basha. Z. Alizoti nxitoi të sqaronte situatën duke këmbëngulur se nuk ishte as me Bashën e as me Berishën ,pasi ata ishin shkaktarët e krizës në PD dhe ai vetë ishte jashtë sajë . Që nga ajo ditë z Alizoti u vu në qendër vëmendjes së mediave, sidomos atyre të kompanisë Klan që kulmuan me një interviste speciale ne studio me formatin e rezervuar vetëm për personaliteteve të rëndësishme politike e zyrtare .

Tani lind pyetja ne se kjo eshte e vërtetë ,pse i duhet Tomor Alizoti , Sali Berishës ? Besoj së është një kandidaturë e gjetur kundër Bashës ,largimi i të cilit nga kreu i PD është projekti kryesor politik i tij aktualisht. Trashëgimia historike familjare e z. Alizoti me kontribute e sakrifica të shumta për kombin e shtetin shqiptar, persekutimi i pashoq politik në diktaturën komuniste e bëjnë atë një kandidat ideal për kreun e PD sipas “modelit konservator” që Berisha premton të instaloje në parti. Me kandidaturën e Alizotit, z. Beirsha mund të synojë të tërheqë bazën kryesore politike e elektorale të PD: të përndjekurit politike antikomunistë dhe pronaret legjitimë, që në përballjen e deritanishme Basha-Berisha anojnë në masë nga Basha. Besoj se me këtë histori familjare  z. Alizoti përbën një gjetje të goditur nga z. Berisha, gjithnjë ne se është i vërtetë dyshimi që ai mund te jete “asi nen mëngë i tij” .
Mua me z. Alizoti na lidh një miqësi e hershme familjare nga si nga babi edhe nga nëna e tij . Personalisht e kam mbështetur fort karrierën e tij politike në PD dhe jam investuar pa fund që ai dhe të tjerë djem e vajza të përndjekur politike antikomunistë të merrnin drejtimin e sajë . Kam qenë “lajmësi”, me kërkesë të z. Basha ,për rikthimin e tij në PD pas largimit  dhe prishjes me të në vitin 2017 .Në pozitën e perfqësuesit të të përndjekurve politike antikomunistë kam bërë thirrje votimin e tij në masë si për anëtar kryesye i PD edhe si deputet duke e cilësuar si njërin nga ne. Synimi im publik për të cilin kam bërë përpjekje të mëdha,ka qenë drejtimi i PD nga një antikomunist i përndjekur politik dhe në këtë vazhdimësi Alizoti do te ishte një kandidat i mirë  . Nuk kam menduar kurrë që një zhvillim i tillë do të mund te vinte si projekt nga Berisha i cili ka mbajtur të instaluar pothuaj me dhunë linjën e majtë,shpesh here komuniste të drejtimit në PD.

Pikërisht ky mendim i bazuar në historinë ,atë që ka ndodhur për 32 vjet në PD dhe veçanërisht mungesa e një informacioni për mënyrat dhe mjetet me të cilat Berisha do të mund të mbante nën kontroll Alizotin më bën të jem skeptik që ky pretendim për një pakt midis tyre të jetë i vërtetë. Doktori nuk do ta merrte një nisme të tillë pa pasuar “kolatetral” diçka komprometuese me të cilën do të siguronte që askush tjetër i përzgjedhur prej tij ta “priste në besë” . E thënë thjeshtë po vras mendjen se çfarë “dosje”mund të ketë në dispozicion Berisha për të garantuar kontrollin mbi mbi Alizotin ?! . Po Alizoti pse do ta pranonte një pakt të tillë me Berishën kur ka para syve shembullin e Bashës , që iu deshën 8 vjet dhe një sup i fortë amerikan për të hequr qafe Berishën perzgjedhesin e tij ne krye te PD . A do të pranonte Alizoti një rol fiktiv në krye të PD apo një ndarje te postit dhe komandes me z. Berisha ?! Po problemin amerikan të Berishës si do ta zgjidhte ?!  Jane disa pyetje qe duan pergjigje .Prandaj dyshoj që e gjithë kjo histori të jetë e vërtetë megjithatë me sa e njoh un z. Berisha dhe ne situatën ku ndodhet, mendja e tij mund të gjejë alternativa e të pjellë “zgjidhje” që nuk ja pret mendja kujt . Dhe kjo e “asit nën mëngë “mund te jetë një e tillë . Gjithsesi, me gjithë se Tomorin e dua shumë nuk do të isha kurrsesi dakord dhe nuk do tia uroja një rol të tillë që mund të jetë një sukses për Berishën, një depersonalizim per Alizotin, por jo një zgjidhje për PD në mënyrë te veçantë për bazën e sajë antikomuniste te cilën ai pretendon se përfaqëson politikisht në këtë parti. Urosj e besoj qe Tomorri ta mos  hajë këtë kokër ulliri do te ishte e rëndë sidomos për paradhësit  e tij , pa varre .