A është shkruar letërsi deri në vitin 1990?

Nga  Erl Kodra

Është kjo pyetja më e shpeshtë që më vjen në mendje, sa herë përballem me letërsinë dhe autorët më të spikatur, që çuditërisht akoma ruajnë shkëlqimin e atyre viteve të lavdishme. Në fakt e kam të vështirë të përshkruaj se çfarë ndjejë kur lexoj vargjet për Partinë ose tregimet për Kubikun – birin e Partisë. Me siguri shumë lexues nuk do ta kuptojnë se kush ishte Kubiku, por ne të vjetrit e dimë mirë se kush ishte biri prej bajgash, që Partia e quante djalin e saj të devotshëm.
“Shkrimtarët dhe artistët janë ndihmësit e Partisë në edukimin komunist të masave” – ishte parulla që cyste ushtrinë e mediokërve të shkruanin vjersha për Partinë dhe shokun Enver Hoxha.
Megjithatë, diçka tjetër nuk më hiqet nga mendja, që lidhet me pjesën e unit krijues, pa të cilën një autor i njëmendtë nuk mund të shkruaj asnjë fjalë. Sepse e kam të vështirë ta konceptoj procesin krijues ndryshe, përveçse përmes frymëzimit intim, të ngjashëm me pasionin, dashurinë dhe erosin. Imagjinoni se çfarë mund të ketë përjetuar autori kur shkruante për shokun Enver, ose nënën Parti.
Por pyetja kryesore mbetet – a është shkruar letërsi deri në vitin 1990?
Jam dakort se deri në vitin 1990 nuk botohej letërsi e lirë, por përgjithësisht, letërsia mund të shkruhej edhe underground. Pyetja është – sa nga autorët e lavdishëm të letërsisë shqipe kanë shkruar vërtet letërsi?
Genc Leka, Vilson Blloshmi dhe Havzi Nela e paguan me jetë. Të tjerë vuajtën burgjeve dhe kampeve të internimit, duke memorizuar vargjet me metafora. Por kjo lloj letërsie akoma nuk njihet. Ose nuk duan ta njohin ta kurrë.
Thonë se Lea Ypi ka shkruar një libër për atë periudhë. Edhe të tjerë e kanë bërë. E mrekullueshme është të shkruhet letërsi me lap-top.
Po letërsia e shkruar underground? Ajo nuk është shumë interesante