A do të gjykohet Barack Obama për tradhëti kombëtare?

Ermal Ngjelina

Tashmë që Hetimet e Dosjes Ruse përfunduan, a do të gjykohet Barck Obama për tradhëti kombëtare?
Dosja Ruse, konsiderohet si një tentativë për grusht shteti. Një akt i tillë konsiderohet si tradhëti kombëtare. Këto raste i marrin në shqyrim gjykatat ushtarake dhe përgjithësisht vendimet që jepen janë dënime me vdekje.
Por a është në këtë listë ish presidenti Barack Obama? Ja disa nga informacionet.
1: Fillimisht është postimi në Twitter i presidentit Trump në 4 mars 2017 në orën 3 e 35 minuta të mengjesit ku shkruan: “E tmerrshme! Sapo mësova që Obama ka përgjuar telefonat e mi në kullën Trump përpara fitores presidenciale. Nuk ka gjetur asgjë. Ky është Mekarthia-izëm”.
Pothuajse 3 orë e gjysmë më vonë ai përsëri shktuan në Twitter: “Sa poshtë ka rënë presidenti Barack Obama që më ka përgjuar gjatë procesit të shenjtë të garës zgjedhore. Ky është Watergate i Nikson. Djalë i keq (i sëmurë)!”
Në atë kohë opinion publik botëror i presuar nga zhurma e mediave të cilat realisht janë nën kontrollin e 6 korporatave të mëdha nuk e besoi Trump.
2: Por shumë të tjerë e dinin që Trump po përgjohej. Ish drejtori i NSA, National Secyrity Agency, e njohur në publik edhe si No Such Agency-S’ka Agjenci të Tillë, admirali Mike Rogers në ditën e enjte 17 nëntor 2016 shkon në Nju Jork në kullën Trump, ku ishte stacionuar një institucion shtetëror që bën transferimin e pushtetit nga një president tek tjetri. Rogers ka informuar Trump që po përgjohej.
Të nesërmen Waashington Post raporton se sipas një rekomandimi të muajit tetor Mike Rogers do të pushohej nga detyra e drejtorit të NSA-së. aty shkruhej se krerët e Pentagonit dhe të komunitetit të inteligjencës i kanë rekomanduar presidentit Obama që të largonte admiralin Rogers. Po në atë artikull gazeta thotë se “Rogers ka shkuar dhe ka takuar trump pa njoftuar më parë superiorët e tij”.

3: Peter Strock dhe Lisa Page janë dy ish punonjës të FBI të përfshirë në historinë e përgjimit të presidentit Trump. Të dy ata ishin kolegë dhe dashnorë dhe kanë pasur në një periudhë shumë të shkurtër disa javëshe më shumë se 35 mijë, po tridhjetë e pesë mijë, komunikime me mesazhe sms.
Të dy këta personazhe dëshmuan përpara kongresit. Në komunikimin e 2 shtatorit 2016 Lisa Page i shkruan Peter Strzok: “Presidenti do të dijë gjithçka”. Në dëshminë e saj para kongresit ajo konfirmoi se me fjalën president nënkuptonte presidentin Obama.
4: Në 1 mars 2018 Trump ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv mbi amendimet e manualit për Gjyqet Ushtarake në Shtetet e Bashkuara.
5: Gjatë seancës dëgjimore të konfirmimit të gjykatësit suprem Kavanaugh senatori Graham u përqënrua në ligjin dhe gjykatat ushtarake. Nga biseda me gjykatësin suprem doli qartë që Shtetet e Bashkuara janë në gjendje lufte që nga 14 shtatori 2001 dhe se bashkëpunëtorët e armikut dënohen me vdekje.
6: Në ditën e hënë në takimin me kryeministrin e Izraelit gjatë komunikimit me mediat Trump në koment të mbylljes së hetimeve të dosjes ruse tha se hetimet kanë treguar se janë kryer veprime të tradhëtisë kombëtare.
Në ditën e sotme ai u pyet nga gazetarët: “ju akuzoni personat pas hetimit për akte tradhëtie. Sa lart mendoni se shkon?” Trump tha: “Shumë lart”. Gazetari duket se pyet nëse Obama është i përfshirë dhe Trump i përgjigjet gazetarit duke thënë: “nuk dua ta them atë, por mendoj se ti e di përgjigjen”.