A do të arrestohen politikanët e korruptuar? Yuri Kim i çon mesazh Berishës: Ky është vetëm fillimi

 

Yuri Kim është treguar mjaft e prerë në takimin konsultativ me donatorët sa i takon arrestimit të politikanëve të korruptuar. Kim tha se 2021 shënon sukses sa i takon largimit të gjyqtarëve, politikanëve apo prokuroreve të korruptuar dhe se ky është vetëm fillimi.

Ajo theksoi se do të nisë një epokë e re ku do të ndëshkohen të gjith aktorët politikë që kanë kryer akte korruptive apo kane lidhje me krimin e organizuar.

Kim tha se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është që të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.

Këto paralajmërime duket se janë dhe mesazh për ish-kryeministrin Berisha i cili përveçse është shpallur ‘non grata’ nga Amerika, është sulmuar disa here nga ambasadorja. Ajo e ka bërë të qartë dhe në intervista që Berisha jo vetem nuk do shkele ne SHBA por dhe nuk ka kurrfarë shansi të kthehet në krye të PD apo në çdo lloj pozicioni tjetër politik.

Nga ana tjetër Berisha tha në deklaratën e fundit drejtuar Kim se dera e tij do jetë e hapur gjithmonë për zyrtarët amerikanë por ajo nuk do shkelë në zyrën e tij pa kërkuar falje ndaj shqiptarëve për qëndrimet e saj ndaj tij.

“Shqiptarët nuk hanë bar, zonjë e nderuar, ti nuk e shkel zyrèn time pa kërkuar falje”-ka thënë Berisha.

Fjala e Yuri Kim në konferencë:

“Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. Atyre duhet t’u garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.

Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund. 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Kjo tregon që trafikimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë.

Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia”.

(E.D/faxweb.al)