92 VITE – MBRETËRIA SHQIPTARE 1 shtator 1928-7 prill 1939

NGA KEVIN HAXHIU

Mbretëria Shqiptare 1 shtator 1928-7 prill 1939
92 vite më parë më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuse e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928,vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Mbretëri (Royaume) Demokratike,Parlamentare dhe e Trashëgueshme dhe Mbreti i shqiptarëve ishte Lart-Madhëria e tij Zogu I,nga familja e famshme shqiptare Zogu.Mbretëria Shqiptare 1928-1939 nën drejtimin e Mbretit Zog I i cili bëri reforma të mëdha si në vëndet e zhvilluara në Shqipërinë që pothuajse 3 dekada më parë kishte shpallur pavarësinë në vitin 1912 nga pushtimi shekullor osman.Ahmet Zogu ishte Mbret i të gjithë shqiptarëve në të gjithë kombin e madh shqiptarë përtej kufinjëve të 1913 të Shqipërisë.Në vitet 1928-1939 në Shqipëri u zhvillua shumë tregtia,infrastruktura,bujqësia,turizmi,kultura,sporti,arsimi,etj.Një nga politikat më të mira të kësaj kohe ishte dhënia e bursave nga shteti për të rinjtë ekselentë që të arsimoheshin në Universitet më të mira jashtë vendit.Sistemi ligjor që në vitet e para të Mbretërisë pati një ndryshim të madh,për herë të parë Shqipëria do të kishte Kodin Civil dhe Kodin Tregtarë.Patriotizmi dhe atdhedashuria për Shqipërinë duket qartë në moton e Mbretit Zog I “Atdheu mbi të gjitha” gjithashtu edhe fjalitë tepër domethënëse që shkruheshin në hyrjen e pasaportës shqiptare në kohën e Mbretërisë.Koha e ka treguar se ishte domosdoshmëri në Shqipërinë e viteve ‘20 vendosja për formë qeverisje Mbretëri Demokratike,Parlamentare dhe e Trashëgueshme pasi krijoi qëndrueshmëri politike dhe Shqipëria nisi rrugën e zhvillimit.I paharruar dhe mirënjohje,nderime dhe respekte përjetë Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu.

Ahmet Zogu Delegatë i Matit,Ministër,Kryeministër,President dhe Mbret i Shqiptarëve
Ahmet Zogu në të gjitha detyrat e larta që ka mbajtur si Ministër i Brëndshëm në qeverinë e Kongresit të Lushnjes,si Kryeministër i Shqipërisë,si President i Parë i Republikës në Shqipëri dhe si Mbret i Shqipërisë punoi përherë për Shqipërinë dhe shqiptarët.Ahmet Zogu është personazhi kryesor politik në Shqipëri në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit XX.Ahmet Zogu që në moshë tepër të re ishte një patriot me vlera të rralla për mbrojtjen e atdheut dhe pavarësisë së tij.Ahmet Zogu ishte 17 vjeç kur ishte zgjedhur delegatë i Matit për në Kuvendin Kombëtarë të Vlorës.Ahmet Zogu vetëm 8 vite më pas në 1920 u zgjodh përsëri delegatë i Matit në një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kombit Shqiptarë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 dhe Shpalljes së Pavarësisë në 1912,Kongresin Kombëtare të Lushnjes.Delegati i Matit Ahmet Zogu me forcat e tij garantoi mbrojtjen për mbarvajtjen me sukses të Mbledhjes Kombëtare të Lushnjes.Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes Ahmet Zogu u zgjodh Ministër i Punëve të Brëndshme.Ahmet Zogu Ministri i Punëve të Brëndshme pas përfundimit të punimeve të Kongresit në 31 janar 1920 u dërgoi çdo prefekture një proklamatë me anë të së cilës populli njihej me vendimet që ishin marrë në Kongresin Kombëtarë të Lushnjes. Gjithashtu Ahmet Zogu u tregua tepër i gatshëm për të vendosur organet e reja qeverisëse në Durrës.Ahmet Zogu tepër i guximshëm kryesoi udhëtimin për në kryeqytetin e Shqipërisë Durrës por kur u njoh me rezistencën e italianëve që ishin atje,Zogu për të shmangur përplasjen vendosi me zgjuarsi dhe maturi që përkohësisht organet e reja qeverisëse ti vendoste në Tiranë sepse kryesore në atë kohë ishte të fillonin punën institucionet.Më 11 shkurt 1920 institucionet e zgjedhura në Kongresin e Lushnjes hynë në Tiranë ku patën një pritje madhështore nga populli dhe Tirana de facto u bë kryeqytet i përkohëshëm i Shqipërisë.Kuvendi Kushtetues që doli nga zgjedhjet e dhjetorit 1923 i ndërpreu në mes punimet e tij nga qershori deri në dhjetor 1924 pasi Shqipëria u drejtua nga qeveria ilegjitime me kryeministër Fan Noli-n i cili erdhi në pushtet me mjete jo demokratike,jo kushtetuse.Pas Triumfit të Legalitetit në 24 dhjetor 1924 dhe që në Shqipëri u rikthye qeveria e ligjshme e drejtuar nga Iliaz Vrioni e cila 10 ditë pas rikthimit dha dorëheqjen.Në 6 janar 1925 u formua qeveria e re me kryeministër Ahmet Zogu-n.Kuvendi Kushtetues në 21 janar 1925 do të vendoste që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Republikë Parlamentare dhe më 31 janar 1925 Ahmet Zogu zgjidhet President.Shqipëria nga ky moment do të ishte për herë të parë në historinë e saj Republikë.De jure Shqipëria ishte Republikë Parlamentare por de facto ishte Republikë Presidenciale pasi Ahmet Zogu ishte President dhe Kryeministër njëherazi.Gjatë kohës së Republikës Shqiptare Parlamenti përbehej nga dy dhoma (Deputetëve dhe Senati) kjo ishte nje risi dhe zhvillim për vendin.Në 17 gusht 1928 u organizuan zgjedhjet në Shqipëri prej të cilave doli Asambleja Kushtetuese me 58 deputetë.Asambleja Kushtetuse më 1 shtator 1928 vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Mbretëri (Royaume) Demokratike,Parlamentare dhe e Trashëgueshme dhe Mbreti i shqiptarëve ishte Lart-Madhëria e tij Zogu I,nga familja e famshme shqiptare Zogu.Statuti Themeltarë i Mbretërisë u votua përfundimisht në 1 dhjetor 1928 nga Asambleja e cila më pasë vijoj punën si parlament me mandatë katërvjeçarë që fillonte nga gushti 1928.