8 nëntori ,dashuria me shikim të parë Hoxha-Popoviç

Nga Maksim Rakipaj

Sot është 8 Nëntor, nostalgjikët e diktatorit kriminel nga më mizorët në të gjithë ish kampin komunist e festojnë dhe kujtojnë me mall kohën kur ai qe gjallë, dikush tjetër boton “si patëkeq” a me shaka foton e vampirit hoxhaenver, ndonjë e përkëdhel e quan xhaxhi, ndonjë tjetër kujton kohën kur patëm ushtrinë më të fuqishme në rajon nga e cila dhiteshin në brekë NATO dhe Traktati i Varshavës bashkë…Kur filloi lufta II botërore, komunistët në të gjithë botën, bënin tifozllëk, nën dirigjimin e Moskës, për fitoren e boshtit Berlin-Romë….deri më 22 Qershor 1941 kur u sulmua atdheu i komunistëve, Bashkimi Sovjetik. Për komunistët atë ditë ndodhi hataja, jo më 7 Prill ’39, as më 1 shtator ’39 kur Hitleri bashkë me Stalinin u turrën për të shqyer e ndarë mes vedi Poloninë, as edhe kur Stalini theu hundët në përpjekje për pushtimin e Finlandës. Spiunët e Kominternit filluan të lëvizin pas 22 qershorit; ’41-liruan nga burgu dy serbë Milladinin dhe Mugoshën – pat erdhur urdhëri për krijimin e partisë komuniste, u ringjallën grupet komuniste; Koço Tashko plasi deri sa kandisi gazetashitësin E. Hoxha me marrë pjesë në mbledhjen themeluese. Mbledhja u bë. Në atë mbledhje ndodhi dashuria me shikimin e parë Milladin Popoviq – Enver… Vazhdimi dihet. Një histori gjaku, krimesh, vëllavrasjeje, diktature çnjerëzore…Kanë qënë 200 korba thonë…me mijra vrau enveri, nuk i kurseu as të dyqindët, as byronë, as komitetin qendror, madje qenë preja e preferuar e kanibalit, të hante të vetët, kur velej me gjakun që u pinte kllasave të përmbisura….Gëzoni, festojeni ditën tuaj të shënuar o përbindsha…jeni në pushtet qysh prej vitit ’44. Për mua, dhe jo vetëm për mua, është një ditë zie.