8 janari, Rama: Si në mesjetë, godina e PD u kthye në kështjellë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish situatën e brendshme në selinë e Partisë Demokratike. Në përvjetorin e ditëlindjes së 30-të të FRESSH, Rama tha se në 8 janar, godina e PD u kthye si kështjellë, ku një palë luftonte për ta marrë dhe pala tjetër për të mos e lëshuar.

Lexo edhe: Rama “leksion” të rinjve të FRESSH: Politika në listën e fjalëve të pista, politikanët të mallkuar

“Apo ato që pamë pak ditë më parë në 8 janar, asnjë km larg nga këtu te oborri i një partie që u kthye në shesh xhirimin e një realityshow. Me politikanë realë, por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta dhe godinë e kthyer në kështjellë.

Disa luftonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar. Gjëra të paimagjinuara që po ndodhin gjithnjë edhe më shumë në vende të ndryshme dhe situata të ndryshme”, tha Rama.

 

Ndër të tjera kreu i qeverisë u foli të rinjve për politikën, ndërsa i këshilloi që asnjëherë të mos qëndrojnë larg saj.