8 Janari 2022 njësoj si 1997 !

Nga Gazment  Koduzi *

Dhuna e ushtruar ndaj selisë së Partisë Demokratike në datën 8 Janar 2022 më solli në mendje Dimrin e vitit 1997. Atë kohë isha Mjeku I Komisaritatit të Lushnjes, I cili u rrethua nga qytetarë të mërzitur nga humbja e lekëve në skemat piramidale, ndërkohë që 50-100 veta në rreshtin e parë ishin të paguar nga PS për të mësyrë më dhunë duke gjuatur me gurë. Në 8 Janar ishim të rrethuar nga demokratë të mërzitur dhe zhgënjyer nga mos fitorja në 25 Prill, por që në rresht të parë ishin persona që nuk kishin lidhje me demokratët, por ishin të paguar për dhunë ndaj demokratëve.
Ndërkohë që fatin politik të Dr. Berishës e krahasojnë me “një kufomë të pakallur” akoma, shumë demokratë me të cilët kam biseduar, janë të shqetësuar për të ardhmen e Partisë Demokratike .
Nisur sa më sipër, mendoj që:
1. Në 8 Janar 2022 u sulmua me dhunë shtëpia politike e përbashkët e demokratëve. Demokratët mund të kenë mendime të ndryshme për cështje të ndryshme, mund mos ta duan Kryetarin apo individë të ndryshëm në PD, por asnjëherë nuk do ta shkatërronin shtëpinë e tyre. Ata që ushtruan dhunë nuk kanë lidhje me demokratët, ashtu si ata që ideuan dhe organizuan këtë dhunë janë shkëputur njëherë e mirë nga Partia Demokratike . Organizatorët dhe frymëzuesit e dhunës e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ndarjen njëherë e përgjithmonë nga PD, prandaj ne sot duhet të ndahemi edhe zyrtarisht nga Sali Berisha dhe grupi I rithemelimit.
2. Kur Dr. Berisha filloi “luftën” me Amerikën pas shpalljes non-grata për korrupsion domethënës dhe pengim të drejtësisë, mendova që pas tij qëndron një shtet po aq I fuqishëm sa Amerika. Aksioni I tij pas datës 9 Shtator kur Z. BAsha e pezulloi nga Grupi PArlamentar si paspjë e non-gratas, situate politike në rajon, si dhe dhuna e diregjuar drejtpërdrejt nga Berisha në 8 Janar, tregon që në oborrin e PD u përfshfaq një përplasje Perëndim ( amerikë) – Lindje ( Rusi, Serbi). Prandaj, besoj që aleatët tanë amerikanë, ashtu si kanë qendruar në krahun tonë dhe na kanë mbështetur deri me sot, do të jenë përkrah tonë në këtë betejë.
3. Koha është që PD nga mbrojtja të hidhet në sulm, duke kaluar në bazë dhe takuar demokratët, biseduar me ata, dëgjuar dhe sqaruar.
4. Njëkohësisht duhet të krijohet “Alenaca me qytetarin” me qëllim hapjen e PD ndaj intelektualëve, grupeve të interesit, diasporës, për ta bërë PD të madhe dhe fituese.
*Fjala e mbajtur në Kryesinë e PD
10 Janar 2022