7 mësimet nga zgjedhjet në SHBA

James Oliphant/Reuters*

Zgjedhjet kanë përfunduar dhe demokratët kanë marrë kontrollin e dhomës ndërsa republikanët kanë fituar senatin. Por demokratët humbën garën në zgjedhjet për guvernator në shtete me rëndësi për zgjedhjet presidenciale të 2020.
Më poshtë është një listë me 7 mësime nga këto zgjedhje

1) Ndarja mes pjesës urbane dhe rurale është e qëndrueshme. Demokratët fituan në shtete si Virxhinia and Pensilvania. Por u goditën rëndë në garën për senat në shtete si Indiana, Misuri dhe Dakota e Veriut.

2) Presidenti Donald Trump mbetet një forcë politike e pashmangshme. Pavarësisht pretendimeve tëë demokratëve për qasjen e tij ndaj grave, minoritetit dhe të diplomuarve me universitet gara për senat vërtetoi të kundërtën. Trump tregoi se ka mbështetje në shtete që lëkunden sa majtas djathtas duke përfshirë Florida dhe Ohio.

3) Yjet e progresivëve si Beto O’Rourke, Andrew Gillum dhe Richard Cordray regjistruan humbje, pavarësisht entuziazmit që zgjuan. Kjo do të thotë se nuk do kenë rëndësi në zgjedhjet e 2020.

4) Republikanët arritën të ndalin Valën Blu në zgjedhjet për guvernatorë. Kandidatët e mbështetur personalisht nga Trump fituan në garën për guvernator në 3 shtete kyç për betejën presidenciale të 2020. Ron DeSantis fitoi në Florida, Mike DeWine fitoi në Ohio, Kim Reynolds fitoi në Iowa.

5) Partia republikane është gjithmonë e më shumë Trump-iste. Tashmë ka ikur koha e kritikëve të Trump si Bob Corker dhe Jeff Flake në Senat. Kanë ikur dhe Barbara Comstock dhe Mike Coffman në Dhomën e përfaqësuesve që tentuan të ruanin distancë me presidentin.

6) Çështjet bazë të ngritura në momentet e fundit ndihmuan republikanët. Republikanët nuk kishin motive për të angazhuar bazën. Këtë shans jua dhanë demokratët. Sjellja e tyre ndaj gjykatësit Brett Kanavaugh ndikoi shumë për republikanët. 3 senatorët demokratë që votuan kundër gjykatësit humbën vendet e tyre. Çështja e karvanit të emigrantëve tek e cila u fokusua Trump në ditët e fundit ndihmoi republikanët në vendet për senat por mund tu ketë kushtuar disa vende në dhomën e përfaqësuesve.

7) Demokratët patën sukses në mid west/perëndim i mesëm që gjendet në shtetet e liqeneve të mëdha. Me këtë ata shpresojnë për zgjedhjet e 2020.

*Përgatiti Ermal Ngjelina

Shënimi i redaktorit:  Agjencia e lajmeve Reuters është një ndër agjencitë më serioze të lajmeve në botë, megjithatë në kohët e fundit është pjesë e listës së mediave që në politikën editorial është prirur nga paragjykimi për presidentin Trump dhe Republikanët