45 qëllimet e komunistëve

 

SHTOJCE E RREGJISTRAVE TE KONGRESIT, pp. A34-A35
Qëllimet Aktuale te Komunistëve

Shtojcë e deklaratave të shkëlqesisë A. S. HERLONG, JR. i shtetit të FLORIDA në dhomën e përfaqësuesve

E enjte, 10 Janar 1963

z. HERLONG. Zoti kryetar, zonja Patricia Nordman e De Land, Florida, është një opozitare e apasionuar dhe e njohur e komunizmit dhe deri në kohët e fundit ajo ka qënë botuese e De Land Courier, gazetë të cilën ajo e ka dedikuar për qëllimin e paralajmërimit të publikut ndaj rreziqeve që vijnë prej komunizmit në Amerikë.
Me kërkesë të zonjës Nordman, unë po përfshij në RREGJISTRA, bazuar në aprovimin unanim, “Qëllimet Aktuale të Komunistëve” të cilat listohen më poshtë, dhe të cilat ajo i ka identifikuar duke i nxjerrë si pjesë nga libri me titull “Komunisti Lakuriq,” me autor Cleon Skousen:
Qëllimet Aktuale të Komunistëve
1.Shtetet e Bashkuara të pranojnë bashkëegzistencën si alternativën e vetme ndaj luftës atomike.
2.Shtetet e Bashkuara të dëshmojnë vullnetin politk për të kapituluar si një preferencë përpara angazhimit në luftë atomike.
3.Zhvillimin e iluzionit se çarmatimi total nga Shtetet e Bashkuara do të jetë një shenjë e forcës morale.
4.Të lejohet tregtia e lirë ndërmjet të gjitha kombeve pavarësisht afërsisë me komunistët dhe pavarësisht nëse kjo tregti mund të përfshijë shkëmbimin e mallrave që mund të përdoren për luftë.
5.Zgjerimin e kredive afatgjata për Rusinë dhe satelitët sovjetikë.
6.Të ofrohet ndihmë amerikane për të gjitha kombet pavarësisht dominancës së komunistëve.
7.Të garantohet njohja e Kinës së Kuqe, të pranohet Kina e Kuqe në OKB.
8.Të krijohen Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore si dy shtete të ndara, pavarësisht premtimit që dha Nikita Krushov në vitin 1955 për të zgjidhur çështjen gjermane nëpërmjet zgjedhjeve të lira të monitoruara nga OKB.
9.Të zgjatet konferenca që ndalon testet atomike sepse Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ndalojnë testet dhe që ndërkohë negociatat vijojnë.
10. Të lejohet përfaqësimi individual në OKB i të gjitha shteteve satelite sovjetike.
11. Të promovohen OKB si shpresa e vetme e njerëzimit. Nëse Karta e OKB rishkruhet, të kërkohet që ajo të ndërtohet në formën e një qeverie mbarëbotërore me forcat e saj të armatosura dhe të pavarura. (disa nga udhëheqësit komunistë besojnë se bota mund të pushtohet shumë lehtë nga OKB ashtu si dhe nga Moska. Nganjëherë këto dy qendra konkurojnë me njëra tjetrën ashtu siç janë duke bërë në Kongo{sot Kongo është një shtet i pushtuar nga rregjimi komunsit. shën i red.})
12. Ti rezistohet çdo tentative për të nxjerrë të jashtëligjshme partinë komuniste
13. Të mos respektohen asnjë nga betimet e besnikërisë.
14. Të vijohet që ti jepet Rusisë akses në Zyrën Amerikane Të Patentave.
15. Të kapet njëra apo të dyja partitë politikë në Shtetet e Bashkuara.
16. Të përdoret vendimmarrja teknike e sistemit gjyqsor për të dobësuar institucionet amerikane duke deklaruar që aktiviteti i tyre dhunon të drejtat e qytetarëve.
17. Të merret kontrolli mbi shkollat. Të përdoren shkollat si rrypa të transmisionit për socializmin dhe propagandën aktuale komunsite. Të dobësohet kurikula në shkolla. Të merren nën kontroll shoqatat e mësuesve. Të vendoset linja politike e Partisë në librat shkollorë.
18. Të merret kontrolli i të gjitha gazetave studentore.
19. Të përdoren revoltat e studentëve për të nxitur protestat e qytetarëve kundër programeve apo organizatave të cilat janë nën sulmin e komunistëve.
20. Infiltrimi i shtypit të shkruar. Marrja nën kontroll e shkrimeve kritike për librat që botohen, shkrimeve editorial si dhe e pozicioneve të politikbërjes.
21. Të merret kontrolli i pozicioneve kyçe në radio, TV dhe në kompanitë e prodhimit të filmave.
22. Të vijohet diskretitimi i kulturës amerikane duke degraduar çdo formë të shprehjes artistike. Një celulë e komunistëve të Amerikës një herë është porositur që: “të eleminohen të gjitha skulpturat e bukura nga parqet dhe ndërtesat dhe të zëvendësohen me skulptura të paforma, të çuditshme dhe të pakuptimta.”
23. Të kontrollohet Kritika e Artit dhe drejtorët e muzeve të artit. “plani jonë është që të promovohet arti i shëmtuar, i shpifur dhe arti i pakuptimtë”.
24. Të eleminohen të gjitha ligjet që rregullojnë aktet e pamoralshme duke i cilësuar këto ligje si “censurë” dhe dhunuese të fjalës së lirë dhe shtypit të lirë.
25. Prishja e standardeve kulturore të moralitetit duke promovuar pornografinë dhe të pamoralshmen në libra, revista, filma, radio dhe televizion.
26. Të paraqitet homoseksualiteti, degjenerimi dhe imoraliteti si diçka “normale, natyrore dhe e shëndetshme”.
27. Të infiltrohen kishat dhe të zëvendësohen fetë e zbritura nga Zoti me fetë ‘sociale”. Të diskretitohet Bibla dhe të vendoset theksi tek maturia intelektuale e cila nuk ka nevojë për “paterica fetare”.
28. Të eleminohen lutjet drejtuar Zotit dhe çdo frazë e shprehjes fetare në shkolla mbi arsyetimin se dhunon principin e “ndarjes së kishës nga shteti.” (mbani mend këto qëllime u publikuan për tu ekspozuar në vitin 1958) Rastësi?
29. Diskretitim i Kushtetutës Amerikane duke e cilësuar atë të pasaktë për kohën, jashtë mode, jashtë ritmit të nevojave modern, penguese të bashkëpunimit mes kombeve në baza mbarëbotërore.
30. Diskretitim i Baballarëve Themelues të Amerikës. Prezantim i tyre si aristokratë egoist që nuk kanë aspak ndjenjë shqetësimi për “njeriun e zakonshëm”.
31. Zhvlerësimin e të gjitha formave të kulturës amerikane dhe shkurajimin e të mësuarit të historisë së amerikës me arsyetimin se ka qënë një pjesë shumë e vogël e tablosë së madhe të ngjarjeve. Ti jepet më shumë theksim historisë ruse që nga momenti ku aty komunistët morën kontrollin.
32. Mbështetje përçdo lëvizje socialiste për të vendosur kontroll të centralizuar të çdo pjese të kulturës-edukimit, agjencive sociale, programeve të ndihmës sociale, klinikave të shëndetit mendor etj.
33. Eleminimin e të gjitha ligjeve dhe procedurave që ndërhyjnë në operacionet e aparatit të Komunsitëve.
34. Eleminimin e Komiteteve të Dhomës së përfaqësuesve (komisione të parlamentit shën red) me arsyetimin për aktivitete jo amerikane.
35. Diskretitimi dhe shpërbërja e FBI.
36. Infiltrimi dhe marrja e kontrollit të sa më shumë sindikatave
37. Infiltrimi dhe marrja e kontrollit të bizneseve të mëdha.
38. Transferimi i disa nga pushtetet e arrestimit të qytetarëve nga policia tek agjencitë sociale. Trajtimi i të gjitha problematikave të sjelljes si çregullime psikiatrike të cilat askush përveç psikiatrit nuk mund ti kuptojë apo ti trajtojë.
39. Dominimi i profesionit të psikiatrit dhe përdorimi i ligjeve të shëndetit mendor si mjete të fitimit të kontrollit kërcënues për të gjithë ata që kundërshtojnë qëllimet e komunistëve.
40. Diskretitimi i familjes si institucion. Inkurajimi i të pamoralshmes dhe divorcit të lehtë.
41. Vendosja e theksit tek nevoja për të rritur fëmijët larg nga ndikimi negativ i prindërve. Vendosja tek prindi i atributeve për paragjykimet, bllokimet mendore dhe vonesat e fëmijëve. (fajësimi i prindërve shën red).
42. Krijimi i përshtypjes se dhuna dhe revoltat janë aspekte legjitime të traditës amerikane; prandaj studentët dhe grupet e interesave të veçanta duhet të ngrihen dhe të përdorin [“] forcë të përbashkët[“] për të zgjidhur problemet ekonomike, politike dhe sociale.
43. Rrëzimi i qeverive koloniale përpara se popullsitë vendore të jenë të gatshme për vetë qeverisje.
44. Ndërkombëtarizimi i Kanalit të Panamasë.
45. Shfuqizimi i amendamentit Connally në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mos munden të parandalojnë Gjykatën Botërore në marrjen e kontrollit të pavarësisë së juridiksionit [mbi problemet e brendshme. Ti jepet Gjykatës Botërore Juridiksion] si mbi kombet edhe mbi individët.