4,200 firmat në kasafortën e Palokës, Berisha-Bashës: Shko kontrolloi, po tagër mbi to s’ke

Në Sarandë është duke u mbajtur pasditen e së premtes “Foltorja” e radhës e Sali Berishës. Ndër të tjera në fjalën e tij, lideri historik i demokratëve që tashmë ka deklaruar se jo vetëm është i gatshëm të kthehet në krye të PD-së por edhe të rikthehet si kryeministër, komentoi çështjen e 4,200 firmave që janë mbledhur për të thirrur Kuvendin Kombëtar të partisë.

Këto të fundit janë bërë arsyeja e debateve të radhës mes kryedemokratit Basha dhe Berishës.

“Firmat që të gjitha me emër mbiemër, me funksione, me firmën me numrin e kartës së identitetit dhe të anëtarësisë…e paimagjinueshme drita e tyre verboi selinë dhe kryetarin e saj,” u shpreh ish-kryeministri.

Sali Berisha, duke iu drejtuar Bashës tha se si kryetar nuk do të shohë asnjë nga formularët. “Do ta shohësh çdo fletë,” shtoi ai, por thjesht si anëtar i partisë.

“Statuti i PD shkruan, Kuvendin e mbledh kryetari me kryesinë, këshilli kombëtar. Mund ta mbledhë edhe ¼ e anëtarëve. Kur? Kur e sheh që kryetari shkel, mbahet peng e tradhton interesa. Asambleja ka përfaqësuesit por ka edhe anëtarët, në statutet e këtyre asambleve shkruhet e thërret kryetari, kryesia por edhe anëtarët. Kur e thërrasin anëtarët, kryetari e kryesia është thjesht anëtar. Nuk do shohësh asgjë ti si kryetar, do shohësh çdo fletë, por vetëm si anëtar i PD.”

Berisha i bëri thirrje kreut të PD që të shkojë e t’i shohë 4,200 firmat që ndodhet në kasafortën e zyrës së kreut të Këshillit Kombëtar të partisë Edi Paloka por theksoi edhe një herë se këtë mund ta bëjë vetëm si anëtar i partisë dhe jo si kryetar.

“Shko kontrolloi të 4,200, por tagër mbi to ke zero.”

Ndërsa, faktin që formularët nuk po publikohen, Berisha e argumentoi me ligjin për garantimin e fshehtësisë të të dhënave personale.

“Sot shkuan mediat, i panë, kush të dojë lë t’i shohë