Sa bëjnë mijëra jetë të marra o pjellë e krimit ?!

Nga Nebil Çika

Ajo qe ishte paralajmëruar po ndodh. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në përpjekje për te manipuluar opinionin publik për ndryshimet e ligjit të kompensimit të të përndjekurve politikë në dëm të trashëgimtarëve ka publikuar në Komisionin e Ekonomisë “shifrat”  për dëmshpërblimin që i kanë bërë ish-të përndjekurve. Referuar shifrave të tij , Ahmetaj thotë qeveria Rama ka paguar 9.1 mld lekë.
Sigurisht qe ne nuk kemi pritur e as presim qe qeveria e komunisteve dhe këlyshëve te tyre politike juridike e gjenetike te dëmshpërbleje me vullnet politik të përndjekurit politike por heqja e te drejtës se kompensimit mijëra trashëgimtarëve është vazhdim i hapur luftës komuniste të klasave.
Po i them Ahmetaj dhe të gjithë autorëve të krimeve komuniste e bijve të tyre në pushtet se sa leke bëjnë të paktën 10 mije jetët e marra nga ju . Po mijra femije te vdekur nga uria ne kampet tuaj te shfarosjes., Ti bën llogari vetëm leket tona por nuk llogarit miliardat qe u ke dhënë pa këste Ramiz Alisë dhe gjithë autore te gjenocidit komunist ne Shqipëri qe i shpalle “te pafajshëm” ne 1998.. As miliardat qe u dhe ne një dore 4 militanteve te tu qe u vranë duke djegur kryeministrinë qe te vinit ju ne pushtet.
Kujt i bën llogari kjo qeveri e krimeve kundër njerëzimit ?! Po paratë me te cilat ju mbani pushtetin tuaj kriminal dalin ende nga puna e pa pagur e skllavëruese e te burgosurve politike . Sa përfitoni nga koncesionet e aeroportit te Rinasit dhe Kuçovës . minierave te Spaçit , Bulqizës , Batrës etje. Po nga Uzina e Përpunimit të Naftës ne Ballsh . Po nga fusha e Maliqit ,. Tërbufit , Bedenit , Torovicës etje .Po kompleksi Dinamo e mijëra apartamente banimi në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë . Te gjithë qytetaret e tjerë i privatizuan apartamentet ne 1991 me nga 100 mije leke te vjetra ,kurse te burgosurve politike qe ndërtuan me pune skllevërish shumicën e tyre ai zbritet nga kompensimi me vlerën aktuale te tregut nga 40-50 milionë leke . Nuk pres qe ju te turpëroheni e tu vras ndërgjegjja pasi te gjithë edhe ju qe ju jeni pjelle e krimit , por mos gënjeni e mos manipuloni opinionin qe po harxhoni miliona për ne nga taksat e shqiptarëve. Na jepni ato pasuri qe i nderuat me gjak e eshtra tona apo te ardhurat që merrni nga koncesionet ,shitjet e grabitjet e tyre dhe nuk kemi nevoje për leket e taksapaguesve qe po gënjeni haur me shifrat e kompensimit te të përndjekurve politike . Na ktheni qindra ton flori e miliarda e miliarda lekë, toke e pasuri te grabitura nga ju për 5 dekada diktaturë dhe nuk kemi pune fare me taksat e shqiptarëve . Ne e dimë qe ju nuk keni vullnetin te kompensoni armiqtë e klasës , viktima te terrorit tuaj komunist dhe nuk e kemi pritur e sa nuk e presim këtë ,por mos mendoni se mund te na mashtroni e te na hidhni hi syve me shifra e propagande po aq banale e kriminale sa e etërve tuaj. Këtë nuk mund tua pranojmë o pjella te ndyra të krimit.
*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politike të Shqipërisë