31 vjetori i themelimit të PD në Vlorë, kur pafytyrësia nuk njeh limite!

Nga Sindi Hasanaj

Rrallë herë jam irrituar më shumë se sa sot kur dëgjoja Sali Berishën në “foltoren” e tij në Vlorë me rastin së ditëlindjes e 31 së kësaj dege.
Së pari, Berisha foli me një krenari habitëse dhe lëvdata të pavenda për PD e Vlorës në vitet 1991-2013 kur drejtohej nga Berisha si kryetar i përgjithshëm. Me një gjuhë manipuluese në diskursin e tij përziehu sakrificat e demokratëve të
thjeshtë Vlonjatë së bashku me ato të zyrtarëve të degës PD Vlorë… përziehu kontributet e demokratëve me ofiqet dhe benefitet e pushtetarvë.
Ah Sali, këtë jo!
Doktor sa mirë përmende sesi në 90-91 anti komunistët Vlonjatë i bllokuan rrugën Ramizë Alisë i cili donte të staciononte gjithe “pushtetin e komunistëve” në Vlorë! Po kam një pyetje doktor: Sa prej atyre djemve dhe burrave që bënë atë akt aq heroik dhe vetë sakrifikues ndaj bishës komuniste (të plagosur por jo të vdekur asaj kohe), i afrove në PD-në e Vlorës më vonë? Sa prej tyre i pranove në strukturat vendimarrëse të PD? Sa prejt tyre i more si bashkëpunëtorë të tutë në 23 vite për transformimin e Shqipërisë???
Thuajse asnjë prej atyre o Sali por afrove gjithë bijtë e komunistave ose ish spiuanve!
Megjithatë ata kurrë nuk lanë miting, protestë apo votime pa ardhur në krahun tënd… me dashuri dhe pasion si ditën e parë deri te e fundit në 2013.
Së dyti, kujt i përmend sukseset e PD Dega Vlorë ti? Demokratëve të Vlorës? Apo fshatarëve të Tepelenës, dhe Orikumit që kishe mbushur sallën?
Se qytetarëve demokratë e sidomos anti komunist të Vlorës ti vetëm kokë ulur mund ti kërkosh falje, e jo ti krenohesh për të kaluarën e PD Vlorë!
Duhet ti kërkosH falje demokratëve të Vlorës sesi që në fillimet e tua, vendose në krye të PD-së Vlorë fëmijë ish funksionarësh komunistë dhe drejtorë grabitqarë Hipotekash, Tatimesh, Doganash, Legalizimesh të cilët largonin çdo demokratë me vlera që i afrohej selisë në Skelë se e shikonin si rival të mundshëm… sepse donin monopolin e pushtetit në Vlorë që të vidhnin e plaçkitnin çdo gjë të mundshme!
Duhet të kërkosh falje sesi në Vlorë njerëz të rëndomtë por lajkatarë dhe servilë ndaj teje, si njëfarë Bahrie Isufi, spiunonte çdo kryetar dhe funksionar të PD direkt te zyra dhe shpija jote! Sesi një mediokre bënte ligjin në qytet falë aksesit që i ofronit ju në këmbim të servilosjes dhe spiunimit!
Duhet të kërkosh falje, se si një qytet me Universitet dhe traditë në biznes nuk kishte thuajse asnjë deputet nga shtresa e persekutuar në 23 vitet e tua! Sepse je mjeran! Sepse i doje me dosje që tjua përplasje në tavolinë e ti komandoje si kukulla!
Duhet ti kërkosh falje demokratëve të Vlorës sesi ju dërgoje për përfaqësues njerëzit më injorantë, hajdut ose dhe imoral: nga figura qesharake si Liljana Elmazi e Edvin Kulluri, e deri te Patozi me shokë… njerëz që dhe për roje në çmendinën e Vlorës kërkonin 800mij lek në këmbim… njerëz që shitnin tokat e vlonjatëve buzë detit te oligarkët e TR me çmime qesharake, të njëjtët oligarkë që ka Rama sot!
Doktor e mbyll me kaq se nuk del 3 orë të flasim për skandalet e tua në Vlorë!
Së fundmi, po si u mburre për 620mijë votat që PD nën drejtimin e Bashës morri në 25 Prill??? Po si ore i pafytyrë i quajte meritë tënden këtë dhe the se nuk fituam dot sepse na mungonte Kryetari/ Koka… por demokratët aty ishin?!!
Po kundër kujt luftoi Lulzim Basha (njerëzit e tij në Vlorë) në 25 Prill??
Ta them unë: kundër ish drejtorëve të Sali Berishës në Hipotekë dhe Aluizën të cilët kishin parti tjetër, kundër kryetarit të grupit parlamentar të PD- së të Sali Berishës në 2013… Astrit Patozit, kundër apatisë ose angazhimit kundra të ish kryetarëve të qarkut,komunave, drejtorive, bashkive të PD rrethit Vlorë të Sali Berishës në 2013!
Pse? Sepse duan status quo pushteti!
Kundër Ramës nuk luftoi thuajse fare PD në 25 Prill, sepse Rama në Vlorë (së pari ka bërë punë reale) vete ti kërkoi vota komunistëve dhe funksionarëve të tij… nuk vete as te të djathtët e as te elektorati gri: për këta ka aleancën me “trekëndëshin e Bermudës”, ka ish ministrat dhe deputetët e tu që është fakt që i hoqën 1 deputet PD dhe 1 LSi në Vlorë me votat që morën!
Turp dhe pafytyrësi, në fakt Sali në 25 Prill Basha morri 620mij vota dhe jo më shumë sepse shumë
shqiptarë dhe vlonjatë i thanë:
“Rama është hajdut, ne të pëlqejmë ty për formimin e një politikani perëndimorë, POR të vijë dhe njëherë Saliu me Ilirin…”
Rama të paktën nuk ju bëri Petro-Liferën me Naftë e Gaz në mes të qytetit që për fat makutëria e
Sekserëve të tu nga Tirana nuk e vuri dot në punë… sepse Vlora sot do ishte qyteti më i ndotur në Ballkan Sali!