30 vjet nga demonstrata e pare antikomuniste : Çika: Antikomunizmi një punë e lenë përgjysmë

U përkujtua sot ne Shkodër 14 janari i vitit 1990, demonstrata e heshtur e shkodranëve kundër diktaturës komuniste . Në këtë 30 vjetor u zhvillua aktiviteti e përvitshëm në hotel Rozafa .

Gjergj Livadhi nje nga protagonistet e demonstratës tha se nderi  ishte poulli i shkdres ai që  reagoi ,organizatoret pa mbeshtetjen e qytetarëve do ta kishin të pa mundur te sfidonin diktaturen komuniste dhe Sigurimin e Shtetit
Nebil Çika, kryetari i Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve te Shqipërisë tha se lëvizja antikomuniste qe nisi ne 14 janar 1990 ne Shkodër është një pune e lenë përgjysmë se xhelatët e atëhershëm si Ardian Dvorani sot janë në rangjet e larta të drejtësisë.
Ish Presidenti Bujar Nishani i pranishëm në këtë aktivitet tha se edhe sot pas 30 vitesh është koha për reflektim sepse rrezikojmë të përsëritet regjimi monist
Një prej aktivistëve të 14 janarit, Tonin Dema është i revoltuar që një grup tjetër e përkujtoi i ndarë 30 vjetorin e tentativës për rrëzimin e bustit të Stalinit
Gjatë aktivitetit Dema solli përshëndetjet e Kardinal Ernest Troshanit i cili ndodhet në Itali dhe ishte një prej të arrestuarve si pjesëmarrës në 14 janarin e para 30 viteve
Për Jan Jansen që asokohe punonte për organizatën e njohur Amnisty International misioni i 14 janarit 1990 në Shkodër dhe Shqipëri nuk është përmbyllur, mendim të cilin e ka edhe një prej organizatorëve, Gjergj Livadhi
Drejtori i Institutit të Studimit te Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Çelo Hoxha tha se krimi komunist në Shqipëri nuk duhet vetëm te studiohet ai duhet te dënohet .
Në 14 janar 1990 një grupim i madh qytetarësh shkodran në mënyrë të organizuar dolën për të rrëzuar bustin e Stalinit në qendër të qytetit të Shkodrës ku sot ndodhet busti i Luigj Gurakuqit por nuk ia arritën dhe shumë prej tyre u arrestuan dhe burgosën. Një prej figurave kryesore ishte Rini Monajka i cili ka pasur një bisedë me ambasadorin gjerman të asaj kohe dhe që u nda nga jeta pak vite më vonë si shkak i torturave që kishte pësuar.