30 Qershori/ ODIHR e rrëzoi, Basha: Regjimi ka degraduar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vlerëson se raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit dhe këtë regjim të degraduar e shpëton vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike: “Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura,” thekson Lulzim Basha përmes rrjetit social Facebook duke konstatuar se Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi ndërsa përfundoi: “Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja.”