21 dhjetori si tmerr e turp.

 

Nga Albert Avduli

Po, po tmerr e turp ose sklerozë kombëtare.
Ajo pikë referuese në kryeqytet, duhet të ketë një emër, që na nderon e jo tmerron.
Josif Stalin, lindi në stepat e Gjeorgjisë, më 21 dhjetor,1879. E gjakosi dhe errësoj Evropën, por edhe më tej.
Vasali ì tij në Tiranë, Enver Hoxha, e tejkaloj në zezanën që ì bëri këtij populli.
Ne, ende, një nga pikat kryesore referuese të kryeqytetit të vendit, e përcaktojmë si ” 21 dhjetori “.
Toponim makabër.
Po aq e rëndë sa ta quajmë sërish universitetin ” Enver Hoxha”.
Zyrtarisht, sheshi te ai kryqëzim, quhet “Ataturk”, por duket se nuk ka ngjitur aq sa të zhbëjë emrin që e pagëzoj partia dikur.
Duhet diçka e fortë shqip. Një bust dominues ì ndonjë personazhi të shquar shqiptar. Fjala për një simbol(ikë) me përmasa të mëdha ndikuese, për të rrëzuar mitin e së keqes.
Do të ishte krenari për të gjithë, nëse ajo nyje kyçe e Tiranës do të quhej p.sh, Faik Konica, At. Zef Pllumbi, Hoxhë Ali Kraja, Osman Kazazi, Baba Reshat Bardhi, Ibrahim Rugova, Jani Vreto, Ernest Koliqi, Andon Zako Çajupi, Mehdi Frashëri, Fehmi Agani, Prek Cali, Refik Toptani, Anton Arapi, Pjetër Arbnori, Papa Kristo Negovani, Loro Boriçi, Vaçe Zela, Lorik Cana, apo çdo emër tjetër që nderon e nuk tmerron.
E njëjta gjë, mbase, duhet edhe për kryqêzimin e Zogut të Zi , pavarësisht se emërtesa nuk tmerron kënd.