20 vjetori i vrasjes se Azem Hajdarit : Bersha : Lëvizja studentore revolucion i bijve kundër etërve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në nderim të figurës së Azem Hajdarit, sot në ditën e përkujtimit të tij, 20-vjetorit të vrasjes dhe ka dhënë edhe një zotim.
Basha tha para Memorialit të heroit, ku u zhvillua ceremonia e përkujtimit:
“Ne sot kujtojmë Azem Hajdarim dhe mikun e tij të pandarë Besim Çerjen, në një 20-vjetor që na mori njeriun, por na dha legjendën e tribunit të demokracisë, të të pavdekshmit Azem Hajdari. E kujtojmë sot Azemim si njeri, Azemin si prind, si bashkëshort, si shok, si mik, si qytetar, e kujtojmë dhe respektojmë sot si lider, si simbol të kurajos për liri dhe të drejta njerëzore. Sot më shumë se kurrë jeta e shkurtër por e plotë e Azemit duhet të na frymëzojë dhe nxisë. Ai tregoi se para dhunës robërisë nuk duhet heshtur, por duhet luftuar. Por sot në mënyrë tragjike dhe epike Azemi na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit kur krimi dhe qeverisja e bërë një, kur bandat nënshtrojnë politikën dhe qytetarët. pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e azem Hajdarit, “Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Ndaj së bashku nga shesh të shprehim vendosmërinë tonë për hir të të gjithë shqiptarëve por edhe në nder të Azem Hajdarit por edhe të mijërave patriotëve të tjerë të përkjeve për liri, atdhe, demokraci, se ne nuk do t’i nënshtrohemi së keqes, as dhunës së shtetit, as dhunës së krimit; le të zotohemi sot para Azem Hajdarit, Zotit dhe kombit se ne do ta pastrojmë politikën nga krimi për t’i hapur Shqipërisë rrugën e bllokuar prej 5 vjetësh, se në Shqipëri do të ketë dhe liri dhe demokraci”.
Berisha: Revolucion i bijve kundër etërve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot momente të veçanta nga bashkëpunimi që ai ka pasur me liderin e demokracisë, Azem Hajdari, në simpoziumin në përkujtim të Heroit, vrarë 20 vjet më parë “nga shteti me uniforma”, siç e cilësoi ai. Berisha veçoi momentin që lidhej me Kosovën:
“Ai ishte një njeri i guximit të jashtëzakonshëm. Ai ishte njeri i vizionit të jashtëzakonshëm. Shpesh, e tha dikush këtu, lexoj dhe dëgjoj vlerësime jo aq, por ta kemi të qartë se ai ishte revolucioni demokratik më paqesor dhe më i rëndësishëm në historinë shqiptare me një moto: Liri, demokraci, Evropë. Gjeniale! Nuk kishte asgjë më motivuese se një moto e tillë.
Njeri i instikteve politike të jashtëzakonshme.
Duhet të kemi një gjë parasysh. Revolucioni i tyre ishte i bijve kundër etërve! Kjo ështe e vërteta. Gjërat duhen thënë. Nuk ishte revolucion i klasave të shtypura, por ishte revolucion i studentëve dhe atyre që iu bashkuan. Në këtë kontekst, ato kërkesa që u shpallën më datën 10, ora 9 të mëngjesit, në qytetin Studenti, ishte proklamata e bijve kundër etërve për të shembur sistemin komunist. Kjo vetëm në aparencë, sepse këtu është gjenialiteti dhe vizioni i tyre.
Pasi i shpallën kërkesat, u vërsulën drejt tyre etërit. Dhe u bënë parzmore në mbrojtje të tyre dhe për të mos lejuar që ushtrohej forcë.

Ata ndërruan epoka dhe z. Meta e theksoi disa herë: ai ishte një lider epokal, sa ishte i zakonshëm, aq ishte i jashtëzakonshëm. Aq sa ishte i vrullshëm, aq dëgjonte dhe pranonte këshilla.
Atë e vranë, e ekzekutuan, shteti me uniforma. Dhe natyrisht, është joreale të mendosh se ai nuk kishte armiq por të mendosh se në qoftë se ka një njeri që e ruante komunikimin me të tjerët, askush më shumë se ai. Do t’jua them unë pse! Para se të gjithash e mbi të gjitha se ai kishte respekt për tjetrin! Këtu qëndron arsyeja. Ishte gjithmonë i gatshëm, i hapur për të diskutuar, për të biseduar.
Një tribun në çështjen kombëtare.
Në takimin e parë me Besnik Mustafën i them që “ne jemi kosovarë”, se ashtu jemi: Tropoja është malësi Gjakove – dhe pa Shqipëri të lirë, nuk ka Kosovë të lirë! Ishte problemi tek pluralizmi. Nuk besoj të këtë pasur njeri, që të ketë vuajtur më shumë, të ketë vuajtur më shumë se ai se nuk po shkonte dot si luftëtar i thjeshtë në Kosovë!
Një kërkesë që do të ma paraqiste me insistim çdo dy ditë: Vendi im është vetëm atje.
Nuk do të vazhdoj më gjatë, por do ta mbyll me atë që të gjithë biem dakord: Azem, ti je gjallë!

Metat: Demokracia kërkon guxim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha një mesazh në 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Figura e tij tha kreu i shtetit, na fton për të reflektuar dhe për të kuptuar se demokracia kërkon guxim.

Presidenti Meta: Kjo figurë na fton për të reflektuar dhe për të kuptuar që demokracia nuk vjen si dhuratë dhe nuk qëndron si e tillë kërkon guxim për të fituar, por edhe për të mbrojtur çdo ditë, sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut, sot çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër.

Populli ynë ka vuajtur shumë nga mungesa e demokracisë, është shumë e rëndësishme që kjo figurë shembuilli i tij, frymëzimi i tij të gjenerojë një angazghim të më madhe të të rinjve që kërkojnë më shumë mundësi dhe të luftojnë më shumë demokraci. Ata e kanë më të lehtë se Azem Hajdari përpara 28 viteve.

Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të përjetshëm për të gjithë shqiptarët, se demokracia kërkon guxim.

Mustafaj: Vendi po shkon keq! PD nuk është aty ku historia e kërkon

Besnik Mustafaj kishte zgjedhur një letër të përfytyruar të kujtonte mikun e tij Azem Hajdari me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

“Kjo do të ishte letra që unë si shkrimtar dhe si mik për Azemin dhe jam i bindur se Azemi do i besonte kur ti lexonte” tha Mustafaj për letrën e përfytyruar, Azem Hajdari, ku do i shkruante tre gjëra.

E para: Vendi po shkon keq i dashur Azem. Ëndrra jote për Shqipërinë si gjithë Europa ka ngecur.

Korrupsioni është bërë një gangrenë që bren moralin e shoqërisë dhe po pengon zhvillimin e ekonomisë.

Krimi i organizuar funksionon si federatë kartelesh duke e ndarë vendin në parcela për secilin kartel, sepse krimi i organizuar në fakt ka kapur shtetin.

Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi. Një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991, kur humbëm zgjedhjet e para.

Por ndryshe nga çdodhi në 1991 – kur pasoi një vit i stuhishëm ku shqiptarët e mblodhën shpejt veten, u bashkuan rreth PD dhe e çuan vendin në zgjedhje të parakoshme në vitin 1992, ku ne fituam, – sivjet dëshpërimi duket shumë i thellë.

Shqiptarët e kanë humbur shpresën në atdheun e tyre dhe po kërkojnë të ikin jashtë duke zbrazur vendin.

Gjeja e dyte qe do i thoja eshte: PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për ti udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrres tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa.

Do ti njoftoja një lajm të gëzueshëm. Se ka shumë të rinj, djem dhe vajza të cilët nuk e kanë njohur Azem Hajdarin dje, por që duan Azem Hajdarin siç ishte në të vërtetë. I besojnë atij dhe frymëzphen nga ai për të mos u pajtuar me të keqen.

Gjëja e tretë lidhet me Rudinën. Azemi e ka pasur pikë të dobët Rudinën. Do ti thoja se Rudina nuk është më ajo vajza e vogël lozonjare që recitonte vjersha si gardelinë. Rudina sot është zonjë, e pjekur. Eshtë në PD dhe deputete e saj dhe brenda gjakut të saj ëndrra e Azemit vazhdon.

Në 20 vjetorin e vrasjes se Deshmorit te Kombit, Azem Hajdari, liderit te levizjes studentore qe permbysi diktaturen komuniste, Partia Demokratike organizoi sot simpozium dhe Ekspozite “Endrra e Azemit: Shqiperia si Europa”