1945/Ekzekutimi i 13 personave në Tiranë me firmën e diktatorit

Nga Kastriot Dervishi

Më 6.6.1945, ora 12.25, pas 13 vendimeve të Gjyqit Ushtarak të Krahinës Ushtarake të Krahinës së Parë, me kryetar gjyqi nënkolonel Bilbil Klosi dhe prokuror major Gjon Banushi, u bë ekzekutimi i 13 personave, kundërshtarë të regjimit komunist, në bregun e lumit në Tiranë. miratimi i dënimeve me vdekje ishte bërë nga Enver Hoxha më 4.6.1945. Njoftimi i mbi ekzekutimet i takon datës 9.6.1945. Vullneti i të ndjerëve nuk është administruar si provë shkresore. Për të kuptuar nivelit skandaloz të këtyre gjykimeve, mjafton të lexohet p.sh. nga procesi i Murat Bashës, deklarata e një dëshmitareje, e cila thoshte se të akuzuarin po e shihte për herë të parë në burg.

Lista e të ekzekutuarve sipas vitlindjeve të tyre

-Maliq Shaqir Karahasani nga Brezhdani (1912)

-Mustafa Osman Vrapi, nga Tirana (1922)

-Hajredin Halil Zogolli, nga Mati (1911)

-Jusuf Mehmet Mira (1924), nga Petrela.

-Xhelal Telha Hoxholli (Peza), nga Tirana (1908)

-Abdulla Ismail Kusi, nga Tirana (1911)

-Sure Beqir Ajazi, nga Preza (1894)

-Ibrahim Gani Bodinaku, nga Tirana (1910)

-Osman Shaqir Taraku, nga Peja (1899)

-Nazmi Ali Lumani, nga Leskoviku (1896)

-Habib Ahmet Gega, nga Lura (1920)

-Murat Hysen Basha, nga Klosi i Matit (1901)

-Kolë Zefi, nga Shkodra (1910)

 

Foto : Faksimile të praktikës së pushkatimit dhe një fletë nga procesi i Murat Bashës
Faksimile të praktikës së pushkatimit dhe një fletë nga procesi i Murat Bashës