13 Tetori, PD: KQZ të zbatojë Dekretin e Presidentit

Aleatët e Partisë Demokratike kanë bërë sot kërkesë në KQZ për tu regjistruar për zgjedhjet vendore të 13 Tetorit ndërsa PD edhe pse ende nuk e kryer këtë veprim sot që është dhe afati i fundit, deklaron se i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është Dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 Tetor.
“Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës,” thekson Partia Demokratike përmes një deklarate duke shtuar se refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër ndërsa parlajmëron:
“Shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ së shpejti do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. “
Deklaratë
I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.
Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.
Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.
Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.
PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.