Britania kamp refugjatësh në Shqipëri? Reagojnë Rama e Xhaçka 

Kryeministri Edi Rama nga selia e PS, ka mohuar zërat që në Shqipëri do të ketë një kamp refugjatësh që kapen në Britaninë e Madhe.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”

Mediat britanike ditën e sotme, publikuan një artikull ku thuhej se në Shqipëri do të krijohet një kamp ku do të mblidhet të gjithë refugjatët që do të kapen në kanalin mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Madje në këtë artikuj, theksohej se bisedimet kanë shkuar deri në nivel ministror.

Edhe para rreth një muaj një lajm i tillë u publikua nga tabloid “The Sun”, por u mohua nga kryeministria. Edhe sot vetë kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria nuk da të bëhet kurrë një vend që do të shërbejë për të ngritur kampe për vendet e pasura.

Lajmit  ne mediat britanike po raportojnë sërish për mundësinë e hapjes së një kampi për refugjatë të kthyer nga Britania e Madhe, në Shqipëri dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e ministres për Punët e Jashtme Olta Xhaçka

Në një postim në Twitter, ministrja ka publikuar faqen e parë të gazetës “The Times” dhe shpreh zhgënjimin e saj për mediat britanike. Sipas saj, bëhet fjalë për të njëjtin lajm të rremë që është raportuar edhe më parë.

“I njëjti lajm i rremë në faqen e parë të një gazete të respektuar siç është The Times. Dhe meqë ra fjalë unë jam grua dhe jo burrë, që gjithnjë e kam admiruar cilësinë e mediave britanike. Sa e trishtë.”