SINQERITETI

Prof.ISUF LUZAJ*

Sinqeriteti është një nga vlerat morale më fisnike, porse është edhe shumë i rrallë: i ngjan perlës së peshkut zhaponës që kur formohet plotësisht gjëndërr në grykë, peshku ngorth.
Duhet një ndihmë e madhe e Natyrës për të u gjëndërruar në shpirti t’onë. Armiku më i rrezikshëm i tija është cinicizmi që duke u mbëshehur pas atyre, ngjan virtyt.
Sinqeriteti konsiston shumë më pakë në të thënat çfarë mendojmë se sa në të evituarit të themi n’atë çast gjëra që nuk i mendojmë.
Shumë rrëfime që bëjëm me sinqeritet e shtrembërojnë qëllimin e tyre sepse mendja e njeriut është shumë më e komplikuar se sa llogjika.
Në bisedim me njerëz që mendojnë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm si kirurgu që po preu një cickërr gabimisht e vdes të sëmurin para kohës.
Njeriu shumë i sinqertë vepron mbi miqtë e tija që i do mirë, në veprim të kundërt saqë vret ata që do më shumë.
Sinqeriteti duhet të përdoret me masë, edhe me miqtë t’anë më të dashur. Po të jetë shumë i sinqertë njeriu me të gjithë, ngjan të jetë një temperament i sëmurë.
Gjithsecili kërkon t’i qëndrojë besnik, pikturës që kanë bërë të tjerët mbi atë, prandaj ndoth që njeriu e quan veten personalitet të lartë. Masa me karar, është e nevojshme, se për ndryshe, sinqeriteti bëhet një sjellje abstrakte.
Na duam sinqeritetin e atyre që na duan. Sinqeriteti i të tjerëve na ngjan fymje. Për të qenë natyralë n’a duhet të jetojmë vetëm me ata që i duam. Na mund të themi haptazi të metat t’ona, vetëm atyre që na duan dhe çëmojnë cilëistë t’ona.
Shumë, shumë vonë mësojmë në jetë të pranojmë që na nuk e dimë, atë që nuk e dimë, që na nuk i kemi lexuar ato që nuk kemi lexuar t’a themi këtë të vërtetë publikisht. Porse, kur të kemi mbushur mendjen t’onë , t’i shporrëm këto të meta, oh sa kënaqëje qetëise që ndjejëm.
Kur flasëm me telefon me një njeri që nuk e njohëm gjendemi në mes të udhës të artit e të jetës. Na i flasëm personalitetit që kemi formuar mbi ndëgjonjësin, këjo është një punë e zorëshme, për t’u kuptuar.
Me qenë se e njoh veten t’ime që jam i kollajshëm për t’u bindur nga të gjithë ata që duan të më binden, kam marrë një vendim dhe që atë ditë, kurrë më njeri nuk më bindi dot.
Duhet një fuqi vullneti e fortë, për të mos rënë viktimë i spekullatorëvet që duan të n’a bindin për qëllime të mbëshehur.

*”PLAPTURISJET E FUNDIT”.