11 vjet në NATO/ Basha: Përkushtimi ynë u shpërblye

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha kujtoi 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, arritja më e madhe në planin e integrimit ndërkombëtar prej dy dekadash.

Si protagonist i asaj arritje, Basha thekson se puna dhe ndershmëria shpërblehen.

STATUSI I BASHES

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët.

Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do t’ia dalim! E keqja do të kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë! #WeAreNato #ditemetemira