Ditët e qëndresës: Ne nuk harrojme !

Nebil Çika *

Ne data 20-21-22 maj për çdo vit ne përkujtojmë “Ditët e Qëndresës “ antikomuniste . Ky është një aktivitet i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë , Fondacionit Drejtësi dhe Paqe dhe Bashkisë Shkodër dhe synon te përkujtoje qëndresën antikomuniste te popullit e kombit shqiptar gjatë diktaturës. Kemi gjethuar datat 20 dhe 21 maj qe janë edhe fillimin e dy revoltave antikomuniste nga me te guximshmet te burgosurve politike ne burgjet e Spaçit dhe Qafe Barit qe tronditet themelet e reagimit komunist. Kemi zgjedhe Shkodrën se pari se ka një memorial dinjitar kushtuar qëndresës sonë antikomuniste dhe si një nga qytetet e krahinat ku qëndresa ndaj komandimit ishte dhe është me e forte se kudo ne Shqipëri. Nga kryengritja e Malësisë , Postribes deri tek hedhja ne ere bustit te Stalinit dhe maskara komuniste e 2 prillit janë me qindra ngjarje mijëra protagoniste martire te pushkatuar , te burgosur , internuar varre ne kufi për shkak te te qëndresës ndaj diktaturës me gjakatare ne Evropë.
Sigurisht qe ditët e qëndresës i kushtohen te gjithë shqiptareve qe i qëndruan diktuarës ne mënyra nga me te ndryshmet duke sakrifikuar për ketë veten e familjen . U kushtohet te vrarëve me dhe pa gjyq , te burgosurve politike, te internuarve sidomos atyre te kampeve te shfarosjes ne Tepelene Kamez ,Kruaje etje, te dëbuarve politike , kulakëve dhe te gjithë te tjerëve qe pësuan forma nga me te ndryshme persekutimi. Përkujtojmë me respekt nënta , gratë e vajzat qe me sakrifice përballuan te persekutimin duke ndjekur ne burgje bijtë e bijat e burgosura, vëllezërit e burrat e tyre ndërkohë qe me mundim e nen presion duhet te ushqenin e edukonin fëmijët qe jo ne pak arrestuar u vdisnin nga vuajtjet e uria te gjitha këto , vetëm e vetëm pse nuk iu përkulën te keqes me te madhe te popullit e kombit tone, komunizmit .
Slogani jone është : Ne nuk harrojmë ! Dhe ne këto dite ne kujtojmë krimet e komunizmit dhe drejtojmë gishtin teka autoret e tyre qe jo vetëm nuk u ndëshkua kurrë por edhe janë ne pushtet ne nivelet me te larat te tij . Ne parlament ne qeverie, drejtësi , siguri kombëtare e civile etje . Te bindur qe ne se nuk do te ketë drejtësi shpirtrat e martireve tanë nuk do te mund te qetësohen por edhe për faktin se autoret e krimeve te komunizmit ende ne pushtet mund dhe vardojnë te kryejnë krime duke përdorur pushtetin shtetëror ne e theksojmë mos ndëshkimin e krimeve te komunizmit si problemin me te madh historik e aktual te vendit . Demokraci , liria , prona re te tjera te drejta themelore te njeriut janë fiktive e te kërcënuara vazhdimisht deri sa autoret e shkeljes se tyre dje dhe sot janë jo vetëm te pa ndëshkuar por edhe ne pushtet . Fatkeqësisht çdo përpjekje jonë juridike për te dënuar krimet e komunizmit është bllokuar nga drejtësia drejtuesit e se cilës janë ne konflikt interesi pasi ata vet ose prindërit e tyre autore krimesh te komunizmit . Praokuroria ka bllokuar hetimin disa kallëzimeve penale për krim kundër njerëzimit dhe gjenocid ku mund te përmend Masakrën e Bombës ne Ambasadën Sovjetike dhe ndaj ish drejtorit te Burgut te Qafe Barit Edmoind Caja . Ne këto kushte beteja jone ka qene dhe mbetet poetike. mediatike e historike pa asnjë kompromis me komunistët persekutorë .
Ne ne këto dite përkujtojmë martiret tanë dhe këmbëngulim qe ata te jene modelet e brezit te ri dhe jo kriminelet e njeriu i ri qe u imponon si model shkolla dhe propaganda ne Shqipëri.
Nderim ne jete te jetëve qëndresës sonë antikomuniste dhe martireve tanë !

*Kryetar i Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike te Shqiperise