Ta lexosh Al Bagdadin për të fituar betejën me ISIS

Ta lexosh Al Bagdadin për të fituar betejën me ISIS

Nga Andreu Claret – “El Periodico”, Barcelonë

“Nuk ka jetë pa xhihad dhe nuk ka xhihad pa hixhret(shpërngulje)”, shkruante Al Bagdadi në numrin e tretë të “Dabiq”, që botohej nga ISIS-i. Ishte gusht 2014, tre vite përpara atentatit që ka shkaktuar viktima dhe pezmatim në Rambla të Barcelonës. Gjatë këtyre tre viteve ka rrjedhur shumë ujë. Me pikantja, këmbëngulja e ISIS-it të jetësojë një kalifat islamik ka shkuar në pikiatë. Mosuli iu kthye irakianëve. Objekti i kultit ku Al Bagdadi u shfaq për herë të parë nuk gjendet më në hartë dhe me gjasa edhe i shpërfaquri ka shkuar atë botë. Thirrja e tij për hixhret ka humbur kuptimin dhe forcën tërheqëse, të cilën ia doli mbanë të ushtronte të disa besimtarë. Perëndimi duhet të argumentojë me fakte se përse hixhreti bashkëkohor i Al Bagdadit është çmenduri me bisht.

Të krahasosh hixhretin e Al Bagdadit me atë të profetit Muhamed të kryer 14 shekuj të shkuar është një mashtrim makabër. Profeti la Mekën ngaqë ndjekësit e tij vuanin persekutimin e ashpër dhe marshoi drejt Medinës për të krijuar një komunitet besimtarësh që do të mbronte muslimanët. Ky ishte hixhreti i tij. Al Bagdadi synoi ta simulonte, por kanë rënë fashë të gjitha premisat që mundësojnë daljen mbanë. Nuk ka persekutim sistematik të muslimanëve jashtë kalifatit të simuluar( pavarësisht shtimit të islamofobisë) dhe Siria apo Iraku nuk janë kthyer në një parajsë tokësore ku mund të jetohet në paqe.
Sfida dhe dështimi
Atentati i Barcelonës dhe ato të këtyre viteve tre viteve të fundit në Europë janë dëshmi e këtij dështimi. Afro 300.000 muslimanë iu përgjigjën thirrjes së ISIS-it për të udhëtuar në Siri e Irak për t’i bashkëngjitur IS-it. Prej tyre, 5.000 vinin nga Europa.Janë pak apo shumë? Një në 4.000 nëse përllogarisim që në Europë jetojnë rreth 20 milion muslimanë. Për ISIS-in ky ishte një dështim. Për kërcënimin terrorist, rikthimi i atyre që kanë mbijetuar përbën një sfidë shtesë. Al Bagdadi kishte një plan B. Ishte i vetëdijshëm se muslimanët nuk do ta ndiqnin siç ndoqën profetin Muhamed, prandaj qëmtoi në tekstet e shenjta për të gjetur zgjidhjen e tij.
Për të shmangur apostazinë( heqjen dorë nga besimi) hodhi idenë që ata të cilët e kishin të pamundur të udhëtonin për në Siri e Irak, të kryenin atentate ndaj jobesimtarëve në vendet ku jetonin. Me këtë mënyrë ai “ofroi shpëtim” për ata që e kishin të pamundur “hixhretin” e tij. Mandej krijoi kushte për një ndryshim strategjie. Për ta thënë me terminologji gramshiane: kaloi nga sulmi në ballë të gjerë(i dështuar) tek një luftë llagëmesh, duke shpresur për situata më të favorshme në të ardhmen. Ia doli mbanë me atentate me profil të ulët organizativ, por me impakt të gjerë në shoqëritë e vendeve tona. me vegimin që të cyste një persekutim muslimanësh të përngjashëm me atë që pësuan ndjekësit e Muhamedit. Ky ishte qëllimi i atentateve si në Barcelonë.
Të njohësh armikun dhe vetveten
Qysh nga Sun Tzu-ja jemi të vetëdijshëm se parakusht për të gjitha fitoret është njohja e armikut. Ta kuptosh nuk do të thotë ta legjitimosh. Kjo nënkupton që të përshtasësh një strategji që mposht kundërshtarin. Për ketë arsye, debati nëse ka ardhur çasti për të ngulmuar në përfshirjen e muslimanëve në shoqërinë tonë, apo në veprimtaritë politike, më duket i tepërt. Nuk bëhet fjalë as për t’iu përgjigjur terrorit më “lule e trëndafila”. Duhet të përballemi me rreziqet me të gjitha mjetet e nevojshme, por me një synim: të jemi të arsyeshëm përballë çmendurisë së një hixhreti(shpernguljeje) bashkëkohore të simuluar nga Al Bagdadi; duke iu ofruar garanci 20 milionë muslimanëve që jetojnë në Europë. Pikërisht këtë nuk dëshiron Al Bagdadi dhe ky është çelësi i suksesit në betejën kundra ISIS-it.
Për këtë arsye, kundërpërgjigjja ndaj vrasjeve ne Rambla duhet të jetë njëherazi: e prerë, policore, politike dhe qytetare. Duhet të jetë më këmbë në tokë, më një plan veprimi që ngërthen veprimtarinë e autoriteteve vendore dhe qeveritare. Sigurisht që duhet sjellë në kujtesë fakti se nuk mjafton veç njohja e kundërshtarit. Sun Tzu-ja ngulmon te rëndësia e njohjes së vetvetes. Me synimin për të plazmuar tek lufta kundër terrorizmit vlerat demokratike që përbëjnë pengësen kryesore të qëllimeve të ISIS-it.

Përgatiti në shqip :  Zamir Gjurgji