Sqarim : “Gabimet e PD-së” s’mund të përdoren kundër protestës ndaj xhelatëve komunistë

Sqarim : “Gabimet e PD-së” s’mund të përdoren kundër protestës ndaj xhelatëve komunistë

Nga media mësuam se kreu i Shqotës se te Përndjekurve Politik Shkodër është deklaruar kundër protestës se te përndjekurve politike ndaj emërimit ne krye te Kuvendit te ish ministrit te fundit te brendshëm të diktaturës komuniste , Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë shpreh keqardhjen për këtë deklarate te pa përgjegjshme dhe kemi te gjitha te dhëna te besojmë se ky është një qëndrim persona i kryetarit lokal Drangu dhe jo një vendim i të përndjekurve politikë te Shkodrës .
Nuk është hera e pare qe ish te përndjekur politike bëjnë “lajthitje” te tilla për arsye e interesa nga me te ndryshmet por këto qëndrimi nuk përfaqësojnë qëndrimin antikomunist te përndjekurve politik te Shqipërisë veçanërisht atyre te Shkodrës ;
Për te informuar opinionin publik jemi te detyruar te sqarojmë se “gabimet” e PD-se qe autori i kësaj deklarate ka përdorur asi alibi për te dale kundër protestës janë thjesht një justifikim për qëndrimin e tij sa te papërgjegjshëm aq edhe te papranueshëm nga ana jonë. Asnjë “gabim” nuk mund te krahasohet me krimet e komunizmit apo te përdoret për te justifikuar e mbrojtur autorët e tyre
Ketë proteste nuk e ka thirrur PD=ja por Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë. Jemi ne qe i kemi kërkuar PD-se dhe te gjontha forcave politike , deputeteve dhe diplomatëve te mbështesin protestën dhe kërkesën tone legjitime për te ndalur emërimin he postin nr 2 te shtetit te ministrit të brendshëm te diktaturës komuniste , përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid , duke shpresuar shume te ma mbështesin .
I bëjmë thirrje te përndjekurve politike të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë te mos ndikohen e te mes pezmatohen nga qëndrime te tilla te dyshimta por ti bashkohen me sa te munden protestës sonë ditoren e shtunë ne ora 09.30 para Kuvendit .
Ne besojmë se shumica dërmuese e te përndjekurve politike por edhe shume4v shqiptarë te tjerë qe besojnë re liria e demokraci a e kane dinjitetin e duhur , forcën morale, qytetare e politike te kundërshtojnë rikthimin e rrezikshëm ne krye te shtetit shqiptar te ish shefit te Sigurimit te Shtetit .
Ne jemi te ndërgjegjshëm qe pala tjetër do te mundohet te pengoje e te inkurajoje protestën duke përdorur edhe “njerëzit tanë” por kjo nuk na ndalon dot ne misionin tone fisnik e historik kundër komunizmit , xhelatëve te tij dhe bashkëpunëtoreve te tyre ne çdo kohe e për çdo arsye . Nuk i kemi pranuar toleruar bashkëpunëtoret e komunizmit ne kushte diktuare si mund ta bëjmë këtë ne kushte lirie.
Përgjigja me e mire për këdo që mundohet te na pengoje për llogari të persekutove tanë për çdonjërin nga ne është pjesëmarrja në proteste .
Edhe një herë i bëjmë thirrje çdo qytetari që nuk e pranon dot poshtërimin qe po i behet me emërimin e xhelatëve komunistë ne krye te shtetit te bashkohet ne protestën tonë ne moton : Jo rikthimit ne pushtet te xhelatëve të komunizmit .
Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë