Spiuni i Sigurimit Paskal Milo,në mbrojtje të shefit të tij : Ruçi person më përvojë

Spiuni i Sigurimit Paskal Milo,në mbrojtje të shefit të tij : Ruçi person më përvojë

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ( i përfolur si spiun i Sigurimit ) e cilëson të habitshme dhe artificiale protestën e parashikuar për t’u mbajtur në seancën e parë plenare të këtij sesioni parlamentar, kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të këtij institucioni. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Milo tha se Ruçi është një figurë me përvojë në jetën parlamentare shqiptare.
“Më duket e habitshme dhe artificiale, nuk më ngjan se është në taban ky veprim opozitar për të kontestuar zgjedhjen e një njeriu me kaq përvojë parlamentare. Kush mund të vijë në krye të parlamentit shqiptar, nëse nuk do jetë një person me një përvojë të tillë? Duket e rëndomtë kjo lloj proteste ndaj zgjedhjes së Ruçit në postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh Milo.
Ruçi ish ministri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste vazhdon te dominoje per 27 vite politikën shqiptare dhe forca kryesore e tij besohet te tek informacionet dhe dosjet e Sigurimit te Shtetit që zotëron .