Rriten çmimet .Në janar inflacion rekord, 2.8%

Rriten çmimet .Në janar inflacion rekord, 2.8%

Ne janar inflacioni ka shenuar rritjen me te larte te viteve te fundit. Te dhenat e Institutit te Statistikave tregojne se indeksi i çmimeve te konsumit arriti ne 2.8% nga 1.5% që ishte në janar te nje vitit me pare.
Rritja me keto nivele, eshte ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve per shkak te motit te ftohte dhe reshjeve te debores ne te gjithe vendin. Pothuajse te gjitha burimet e energjise shenuan rritje te menjehershme, ndersa gazi vleresohet te kete pesuar rritjen me te madhe te cmimit. Per shkak te vendosjes se akcices, cmimi i gazit u rrit 8 lekë për liter, ndersa tregtaret vleresohte te kene shitur edhe me shtrenjte me rritjen e kerkeses per gaz per ngrohje.
Kjo beri qe pas ushqimeve dhe pijeve, qe udheheqin rritjen e cmimeve, te jene rritur dukshem edhe cmimet per grupin e mallrave te Transportit.
Cmimet e lendeve djegese u ndoqen edhe nga cmimet e fruta perimeve, te cilat filluan te rriten ne fund te muajit. Ende sot perimet e stines vijojne te tregtohen shtrenjte, duke lajmeruar se edhe per shkurtin do te kemi nje inflacion te larte.
Ne nje periudhe afatgjate, ekonomistet mendojne se inflacioni do te jete me i ulet se ne janar, por jo nen nivelet afer zeros siç u shenua gati nje vit me pare.
Te dhenat e fundit te INSTAT flasin per nje rritje te konsumit, ndaj edhe çmimet pritet te shkojne drejt rritjes.