Protestuam për veten, jo për PD-në

Protestuam për veten, jo për PD-në

Nga Nebil Çika

Dje antikomunistët e përndjekur politikë organizuan një protestë para parlamentit te Shqipërisë e vetmja përballje me projektin makbethian të Edi Ramës për te zgjedhur ne krye te Kuvendit ish ministrin e fundit te brendshëm te diktaturës Gramoz Ruçi një fyerje e një rrezik permanent për dinjitetin njerëzor te piten te atyre shqiptareve qe e kane ende një të tillë. Bëmë sa mundëm megjithëse e dinim qe kishim pak apo aspak shpresa ta ndalonim ligjërisht këtë ganxhë të fortë të instalimit te diktaturës neo-komuniste në Shqipëri .
Siç ndodh rëndom protesta jonë u mundua te keqinterpretohej publikisht nga njerëz e medie qe për arsye me te ndryshme nuk u ndjenë mirë me te. E mbajtur në errësirë nga media qe megjithëse ishte e instaluar e gjitha atje dha pak apo aspak nga protesta jonë . Disa prej tyre i dhanë publikut vetëm pamje apo lajmin e protestës por te gjitha por jo mesazhet e sajë duke krijuar errësirë te publiku gjë që çoi në mungese informacioni e në komentime që për naivitet apo qellim te keq i munduan të përbaltin protestën tonë.
Ja për ata e më qëllim mashtrojnë e diziniformojnë po për publikun e pa informuar jam i detyruar te sqaroj se protesta jonë nuk kishte lidhje me asnjë parti politike persi edhe PD-se. Sigurisht që ne ju drejtuam PD-se dhe te gjitha partive te mos votonin Garmoz Ruçin për kreun e Kuvendit , pasi vetëm ato mund ta ndalonin atë si akt politik e juridik por u kërkuam atyre te na mbështetin ne , kërkesën tone, dhe jo ne te mbështesnin ata/ PD ishte ne qendër te vëmendjes sonë për shkak te votës ne mase dhe ne histori i kane dhëne njerëzit tanë kësaj partie. Ky raport me te na jep tre drejtën ti kërkojmë asaj te pares te mbështet te përndjekurit politikë antikomunistë , Sigurisht qe ne kemi qenë dhe jemi aletë të PD-se dhe e orientuam votën tonë edhe ne këto zgjedhje tek kjo parti si alternativa me e mirë politike e elektorale ne dispozicion për ne idealet dhe interesat e thënë ndryshe zgjodhëm si gjithnjë te keqen me të vogël. Por detyrimi elektoral ynë si aletë apo pjese e qenësishme e strukturave politike të PD-se mbaron me votimet dhe pastaj janë ata që morën votat e u bene deputete të na kthejnë mbrapsht borxhin. Është një kontrate e pa shkruar kjo apo jo !
Ne ju bëjmë thirrje te vazhdueshme deputetëve të PD-së dhe krejt Kuvendit qe ishin kunel zgjedhjes se Ruçit ta braktisin votimin , te mos ta lejonin atë , te thyenin kutinë etje . Ata zgjidhen vendimet dhe mënyrat e tyre të reagimit dhe në fakt nuk u doli fare mirë. Nuk na dëgjuan dhe dështuan gje për te cilën u duhet te marrin erdhe përgjegjësinë politike e morale .
Po le te rrime te protesta jonë. Pjese e saje ishin ne mase edhe te përndjekur politike anëtare të strukturave politike të PD-së madje ne fund u bashku me ne edhe pjesa dërmuese e grupit parlamentar dhe për ne kjo ishte një mbështetje e madhe politike, Pra ishte PD ne mbështetjen tonë dhe jo e kundërta . Ne ishin e jemi në proteste,në luftë me komunizmin e neo-komunizmin . Ne protestuam kundër zgjedhjes ne krye te kuvendit te një autori te krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit viktima te të cilave ishim ne antikomunistet . Një pjese e madhe e jona ishin drejtpërdrejtë viktima te krimeve te komunizmit dhe te tjerët familjare te tyre . Me ne komunizmi dhe autoret e tij te krimeve te tij janë ne gjak . Kjo nuk është me çështje bindjeje politike ishte deri atëherë kur na vranë na burgosen , internuan e persekutuan si kundërshtare politike por jo tani . Tani është hesap , çështje drejtësie , si me kanun ashtu edhe me ligj e kushtetute . Duart e tyre janë te lyera me gjakun tone. A ju mjafton kjo sy arsye kryesore e protestës sonë ?
Se fundi kam dy fjalë për infantilet dhe spekulantet politik e meditikë të të gjitha llojeve , spiunëve te njohur e te pa njohur të Sigurimit , mercenare te qeverise , pinjollë e shërbëtorë të komunisteve e historike e aktuale ,sidomos ata qe janë mërzitur nga Basha se nuk ua var . Kur un kërkoja që PD-ja te pozicionohej ideologjikisht e te behej e djathtë ju me varnit turinjtë se iu mërzitej Berisha apo Basha dhe sot hiqeni më katolikë edhe se Fahri Balliu . Mos kujtoni se mund te fshihni kokën si struci para opinionit publik pasi te gjithë ju njohin . Ju mund të keni hesapet tuja me Bashën por mos u kruani e gjakun dhe sakrificat e antikomunisteve te përpjekur politike, Nuk keni piken e moralit ta bëni këtë, Gojë duhet ta mbyllin e ti rrinë m…. përsipër sidomos ata politikane apo ish politikane, apo njerke te medieve qe vijnë gjenetikisht nga radhët tona por kur kane qene ne politike apo ne pushtet kanë votuar e bashkëpunuar vete me autoret e krimeve komuniste. Një thirrje te veçantë e kam për miqte e mij , njerëzit tanë sidomos ata intelektuale, qe situatë te dëshpëruar e ne mungese totale informacioni te mos shkojnë pas berihajit e te krijojnë opinione të gabuara e te përdoren nga persekutorët tanë,  Bëjeni ketë , jo për mua , jo per ne , por për ju , për te shkuarën dhe te ardhmen tuaj e te famijeve tuja .